LAJMI I FUNDIT:

Si të evitojmë shqetësimet e fëmijëve 0 -12 muajsh

Si të evitojmë shqetësimet e fëmijëve 0 -12 muajsh

Një ndihmë më shumë për të përballuar shqetësimet e foshnjave dhe fëmijëve si dhe për të kuptuar sjelljet e tyre.

Përse qan?

Për një të porsalindur, e qara është mënyra kryesore më të cilën ai komunikon: duke mos ditur ende të flasë, i vogli arrin të lidhet me ambientin përreth vetëm nëpërmjet të qarës. Kësisoj prindërit nuk kanë përse të frikësohen sa herë fëmija qan.

Shkaqet:


Ka uri. E qara e shkaktuar nga një nevojë për ushqim fillon si një ankesë dhe pastaj dalëngadalë kthehet në një shfrim të vërtetë.

Është i irrituar. Mund të jetë dhe ndonjë gjë që e shqetëson të voglin. Ndoshta ka shumë vapë, ose ftohtë. Ose mund të jetë lagur. E qara në këto raste është pak a shumë e dobët, gati si një ankesë e zbehtë, transmeton Telegrafi.

Ndien dhembje. E qara nga dhimbja është insistuese, e fortë dh e dhimbshme, lehtësisht e kuptueshme. Në muajt e parë mund të bëhet fjalë dhe për pamundësinë që ka për të gogësitur.

Ka nevojë për t’u ambientuar. Sidomos kjo ndodh javët e para, ku dhe mund të qëllojë që i vogli qan gjithnjë në të njëjtën orë të ditës. Bëhet fjalë për një lloj riti i cili i shërben për t’u njohur me një botë për të ende të re dhe të panjohur.

Ka nevojë për përkujdesje. E qara është një ndihmë për fëmijën me qëllim që të tërheqë vëmendjen e babait dhe të nënës.

Prindërit nuk dinë t’u “rezistojnë” lotëve të fëmijës dhe vrapojnë tek ai për ta marrë në krahë. Madje ka nëna që gjatë natës nuk do rizgjonte as dhe zhurma më e fortë, por sapo të dëgjojnë të qarën e fëmijës janë në këmbë.

Në muajin e parë të jetës, fëmija nuk është koshient për “pushtetin” e lotëve të tij. Ndërsa pas vitit të parë ai mëson t’i shfrytëzojë ato, duke kërkuar vëmendje dhe atëherë kur nuk është shumë e nevojshme.

Si të silleni

Mbi të gjitha është i rëndësishëm kujdesi ndaj të qarit, duke e përkëdhelur fëmijën, i cili mbytet në lot. Ëmbëlsia është një qetësues natyral, shumë i pëlqyeshëm, që e ndihmon fëmijën të rritet më bindjen se mund të mbështetet tek prindërit në momentet kur ai ka nevojë.

Përveç plotësimit të kërkesave të foshnjës së qan (t’i japësh të ngrënë nëse ka uri, për të pirë nëse ka etje…) është mirë të krijohet një ambient mikpritës dhe i qetë përreth tij. P.sh., të evitohet të mbuluarit trashë, apo të ngrohet jashtë mase dhoma, ose të ulet zëri i radios ose i televizorit gjatë gjumit.

Edhe përse fëmija sjell zhvendosje dhe çrregullime në jetën e prindërve, është e rëndësishme që të ruhet qetësia dhe harmonia, pasi është provuar se fëmijët e prindërve të shqetësuar qajnë më shumë. Nëse natën ato nuk pushojnë së qarit ose së grinduri, mund të provoni t’i qetësoni me një muzikë në sfond, akoma më mirë nëse është ritmike. /Telegrafi/