Me ardhjen e stinës së dimrit, tek fëmijët vihen re infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Ato që hasen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale.
Specialistët e sëmundjeve dhe të shëndetit pediatrik pohojnë se qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe me shumë persona bëhet shkak për rrezikimin e shëndetit.
Një nga dy fëmijë të moshës 5-vjeçare ka mungesë hekuri. Vitamina C që ndodhet tek zarzavatet mundëson marrjen e hekurit nga mishi. Prandaj përgatitni gjellë me zarzavate dhe mish. Nëse tek pjesëtarët e afërt të familjes si nëna, babai nuk shohim rritje të kolesterolit dhe probleme në metabolizmin e yndyrave, çdo ditë fëmija duhet të konsumojë nga një vezë të zier. Bashkë me gjellët me zarzavatet përdorni dhe sallatë.
Mos i jepni pekmez të përzier fëmijëve me produktet e qumështit. Gjithashtu bëni kujdes në mos vendosjen e qumështit apo të kosit afër gjellëve me mish e zarzavate, sepse pengojnë marrjen e hekurit. Në mëngjes jepini fëmijëve arra, lajthi, fruta të thata, bashkë me to janë të dobishme edhe drithërat e pasuruara. Në vend që t’i jepni lëngje të gatshme frutash, shtrydhini vetë frutat dhe jepjani t’i pinë para se të humbasin vitaminat.
Mundësoni ngrënien me zarzavate të makaronave dhe të një gjelle me mish. Bëni të mundur që fëmija juaj të konsumojë peshk të paktën një ose dy herë në javë. Ndalimi i pijeve me gaz e shton më shumë dëshirën. Prandaj më mirë është të mos i marrim fare në shtëpi. Fëmija nuk i kërkon nëse familja nuk i konsumon. Shembulli i dhënë në familje ka një rëndësi shumë të madhe.
Kur ta kërkojë le ta shijojë, por mosmarrja e tyre është zgjidhja më e mirë. Bëni të mundur konsumimin nga ana e tij të supërave me drithëra dhe grurë. Disa fëmijë nuk mund ta pinë qumështin. Në këtë rast fëmijës suaj mund t’i jepni ëmbëlsira me qumësht, ose mund t’ia jepni qumështin të përzier me pak kakao dhe sheqer.
Kolla
Për të mësuar arsyen e kollës së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale e mira është që ta kontrolloni tek doktori, në të njëjtën kohë thuhet se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar krejtësisht kollën, por përdoren për të qetësuar fëmijën.
Më poshtë jepen disa këshilla të tjera se çfarë mund të bëni për të zbutur kollën e fëmijës suaj. Jepini fëmijës shumë lëngje: Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë sa më lehtë sekrecionet. Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat.
Zbutjani fytin me një përzierje të mjaltit me qepë: Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator duke lehtësuar bllokimin në mushkëri të fëmijës dhe ngadalëson të kolliturën e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje merrni një qepë të thatë, ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumze. Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur. Foshnjave nën moshën 1 vjeç mos i jepni asnjëherë mjaltë, për arsye se mund të shkaktojë botulizmin tek ato.
Njomeni ajrin për të pakësuar të kolliturat: Bëni të mundur që fëmija juaj të thithë ajër të lagësht duke hapur dushin apo njomësin. Përveç kësaj, mbylleni derën e banjës dhe mbajeni në ajër të lagësht për disa minuta.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Java e 27-të e shtatzënisë: Jeni në fund të tremujorit të dytë, trupi juaj po përgatitet për raundin e fundit dhe ja çfarë ndodh me beben
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme