Këshillohet përdorimi i sa më shumë lëngjeve gjatë ditës për të zëvendësuar humbjet.
Qëndrimi në diell për orë të tëra mund të shkaktojë probleme dhe komplikime të rënda te fëmijët e moshave të vogla, kjo për faktin se organizmi i tyre mund të dehidrohet, duke humbur sasi të shumta lëngjesh. Ndaj duhet bërë kujdes sidomos me moshat e vogla, që të mos qëndrojnë duke lozur për një kohë të gjatë në mesin e vapës, pasi mund të rrezikohen prej dehidrimit.
Problemet që shfaqen në këtë rast janë të shumta. Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme. Zakonisht ndodh që çdo ditë në kushte normale trupi ynë humbet sasi të caktuara uji nëpërmjet proceseve të ndryshme, siç mund të jenë urinimi, djersitja e të tjera. Pavarësisht kësaj, duhet treguar kujdes gjatë kësaj stine, pasi nëse humbjet janë tepër të mëdha e nuk zëvendësohen shpejt, atëherë organizmi ekspozohet ndaj shfaqjes së komplikime shëndetësore, të cilat kërkojnë ndërhyrje të shpejtë mjekësore. Prandaj, kur humbjet e lëngjeve në organizëm janë në sasi të larta, shkaktohet dehidrimi, ku më problematike kjo shfaqet te moshat e vogla. Ndërkohë situata mund të bëhet edhe më e rëndë, nëse tani gjatë sezonit të plazhit nuk tregohet kujdes edhe me mbajtjen e kushteve të duhura higjienike, sidomos gjatë gatimit apo konsumimit të produkteve ushqimore. Pasi edhe këto bëhen shkak për kontaminim me sëmundje të tjera të natyrës bakteriale.
Një ndër shkaqet kryesore të dërgimit të organizmit drejt dehidrimit janë temperaturat e larta dhe qëndrimi në diell për një kohë të gjatë, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në tharjen e organizmit nga sasia e duhur e lëngjeve që duhet të ketë në kushte normale. Situata mund të rëndohet edhe më shumë kur shoqërohet me shfaqjen e diarresë, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar. Kategoria më e rrezikuar janë fëmijët e moshave të vogla, organizmi i të cilëve mund të dehidratohet edhe më lehtë. Për këtë kategori duhet treguar kujdes i veçantë, sepse shenjat mund të shfaqen gradualisht.
Simptoma karakteristike e shfaqjes së dehidrimit është tharja e organizmit. Kështu, në pjesën më të madhe të rasteve pacientët shfaqen me tharje të gojës e deri në shfaqjen e dobësive të forta trupore. Në pjesën më të madhe ndodh që lëkura të bëhet më e thatë dhe e rrudhur, sidomos lëkura e barkut, duarve dhe këmbëve. Njëkohësisht shfaqet dhe plogështia te fëmijët, të cilët gjithnjë e më shumë paraqesin vështirësi edhe në të ecur. Gjithashtu karakteristikat e dehidrimit dallohen edhe gjatë procesit të urinimit, ku fëmijët dalin shumë rrallë duke shfaqur vështirësi në rritje gjatë procesit të jashtëqitjes. Në shumë raste të tjera ndodh që të shoqërohet dhe me shfaqjen e temperaturave të larta, vjellje, djersitje etj. Moshat e vogla, siç janë bebet, pjesa e butë te koka e tyre futet përbrenda ose rrafshohet. Simptoma të tjera janë edhe gropëzimet në sy, duke shfaqur në çdo çast lodhje dhe gjendje si të përgjumur.
Si mund të bëhet trajtimi i sëmundjes? Menjëherë sapo të shfaqen simptomat e para të dehidrimit të fëmijës është e nevojshme sjella e tij e shpejtë pranë strukturave shëndetësore, ku do të jepet dhe trajtimi përkatës. Para se të arrihet në rëndimin e gjendjes apo shenjave, është e nevojshme që të bëhet zëvendësimi i lëngjeve të humbura në kohë të shpejtë dhe mundësisht në sasi më të mëdha sesa ato që janë humbur. Në rastet kur shfaqen të vjella duhet ndërhyrë në trajtimin dhe parandalimin e tyre. Gjithashtu mund të themi se dehidrimi trajtohet në varësi të moshës së fëmijëve. Për të zëvendësuar humbjet mund të jepen edhe barnat përkatëse të tretjeve për rehidrim. Megjithëse duhet thënë se diagnostikimet apo kurat janë në varësi të komplikacioneve dhe veçorive individuale të shëndetit të fëmijës. Gjatë zëvendësimit të lëngjeve këshillohet që uji të përdoret i zier, si dhe të shmanget konsumi i lëngjeve të sheqerosura apo atyre me përmbajtje gazi, pasi nuk kanë efektet e duhura. Lidhur me ushqimet duhen konsumuar ato produkte që kanë përmbajtje të lëngët.
Kalimi i organizmit në gjendjen e dehidrimit mund të jetë i formave të ndryshme, duke filluar nga më të lehtat deri tek ato më të rëndat. Këto të fundit ndikojnë në shfaqjen e komplikacioneve serioze te fëmijët, në rast se nuk u jepet trajtimi i duhur mjekësor. Të gjitha grup-moshat mund të rrezikohen nga këto ndërlikime. Mund të themi se tek të moshuarit gjendja mund të rëndohet edhe më shumë për problemet kardiake si pasojë e humbjes së natriumit dhe kaliumit, kripëra shumë të nevojshme për funksionimin e zemrës.
Këshilla parandaluese
* Evitimi i ekspozimit në diell gjatë vapës.
* Konsumi i ujit të zier, pasi mbron fëmijën.
* Shmangia e përdorimit të lëngjeve me sheqer apo me gaz.
* Mospërdorimi i qumështit dhe produkteve të tij.
* Për moshat e vogla këshillohet dhënia e lëngjeve pas çdo 5-10 minuta.
* Mbajtja me lëngje nuk këshillohet për më shumë se 24 orë.
* Përdorimi i antibiotikëve vetëm pas 72 orëve.
* Mbajtja e kushteve të duhura higjienosanitare.
* Konsumi i ushqimeve dhe perimeve me përmbajtje të ujshme.
Për të parandaluar problemet që shfaqen si pasojë e dehidrimit të organizmit ndër të tjera këshillohet marrja e solucioneve dehidruese edhe në kushte shtëpie. Më të shpeshtat që përdoren në këtë rast janë ato të formës së tritolit, ku një paketë tretet në gjysmë litri ujë të pastër dhe i jepet me kujdes fëmijës. Lidhur me medikamentet mund të themi se rekomandohet që ato të përdoren pas 72 orësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Java e 27-të e shtatzënisë: Jeni në fund të tremujorit të dytë, trupi juaj po përgatitet për raundin e fundit dhe ja çfarë ndodh me beben
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme