Çdo fëmijë vjen në botë me një personalitet dhe mënyrë të mësuari të veçantë. Nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar, por ka vetëm mënyra të ndryshme.
Temperamenti mund të kuptohet si stili personal i fëmijës, i qetë, i gjallë, i ndrojtur, këmbëngulës etj. Temperamenti nuk vendos sjellje, por vendos disa zgjedhje për fëmijën dhe mjedisin që na rrethon.
Sipas temperamentit fëmijët mund të jenë të qetë, të ndrojtur dhe “rebel”, transmeton Telegrafi.
Fëmijët me temperament të qetë:
* Janë fëmijë të qetë, të kënaqur.
* Kanë një rutinë që kuptohet p.sh. kur duan të hanë, të flenë.
* Përgjigjen butë ndaj problemeve dhe përshtaten mirë me ndryshimet p.sh. kur ndryshojnë shtëpinë, çerdhen, etj.
Fëmijët me temperament të ngadaltë/të ndrojtur:
* Janë fëmijë që largohen ose stresohen përballë eksperiencave të reja.
* Janë të ngadaltë dhe në të njëjtën mënyrë reagojnë.
* Kanë një lloj parregullsie në rutinën e tyre si p.sh. në mënyrën e të fjeturit.
Fëmijët me temperament të vështirë “rebel”:
* Janë fëmijë që qajnë shpesh, grinden shumë.
* Kanë regjim të çrregullt dhe janë të vështirë për t’u qetësuar.
* Nuk i përshtaten mirë situatave apo njerëzve.
* Nuk duan të shkojnë në shtrat, duan të përkunden apo të mbahen në krahë.
* Reagojnë shumë kur janë me njerëz të tjerë, ndaj zhurmave apo dritave të forta.
Këto karakteristika mund të kapërcehen në moshën 4-vjeçare. Në fakt, pjesa më e madhe e fëmijëve është mes temperamentit të qetë dhe atij të vështirë.
Si duhet të veprojmë?
* Çështjet e të rriturve duhet të mbahen larg fëmijëve.
* Mundohuni të ruani rutinën e tyre.
* Mundohuni t’i paralajmëroni për ndryshimet që do të ndodhin psh. ndryshimi i kujdestares.
Ju mund t’i ndihmoni këta fëmijë në eksplorimin e botës, sepse ata kanë dëshirë të luajnë, këndojnë, kërcejnë dhe kohë pas kohe kanë dëshirë të qëndrojnë vetëm të qetë, të shikojnë një libër me figura etj.
Gjithashtu, kujdes duhet të tregohet dhe për fëmijët me temperament të qetë. Duhet të bëjmë kujdes sidomos ku zhvillohen lojëra që kërkojnë gjallëri dhe energji. Në këto raste duhet parë reagimi dhe nëse nuk i pëlqen, duhet të respektohen dëshirat e tij.
Megjithatë, ju mund t’i ndihmoni këta fëmijë nëse duan të luajë, të dëgjojnë muzikë, të kërcejë duke i zhvilluar këto aktivitete bashkë me ta, por dhe duke e nxitur që ta bëjnë vetë.
Mënyra më e mirë është të zbuloni se çfarë duan dhe t’i ndihmoni që ta arrijnë këtë sipas mënyrës së tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy aksesor praktik po rikthehet me modë falë ikonave si Jennifer Lawrence
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Dëshironi vetulla më të trasha? Kushtojini vëmendje këtij gabimi
Trajtimi i trupit
Shqiptarët me linjë intime të veshjeve
Disa truqe që i parandalojnë këpucët tuaja të rrëshqasin në akull
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze