Prindërit e rinj kanë një bollëk pyetjesh rreth foshnjës së porsalindur. Andaj, përgatituni si të flisni me mjekun tuaj.
Sjellja e një foshnje të re në shtëpi është një përvojë emocionuese dhe e jashtëzakonshme. Pavarësisht sa jeni të gatshëm, ju jeni të shtyrë të bëni shumë pyetje për të. Do t’ju ndihmonte mjaft, sikur të kishit ndonjë ide se çfarë problemesh vijnë dhe si të përballeni me to.
Para se bebja juaj të lind, ose para se ju të lëshoni spitalin, kaloni në këtë listë të pyetjeve rreth kujdesit për foshnjën e lindur, gjatë një takimi me pediatrin tuaj, transmeton Telegrafi.
1. Si mund ta mbroj nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF)?
Ekspertët e kujdesit të të porsalindurve, thonë se rruga më e mirë për të mbrojtur beben tuaj nga SVPF është që ta leni të flejë gjithmonë në shpinë. Pyeteni mjekun rreth hapave që ju mund të merrni për të ulur rrezikun e bebes tuaj.
2. A do të afrohemi menjëherë unë dhe bebja ime, dhe çfarë duhet të bëj nëse ndodh e kundërta?
Shumica e prindërve shqetësohen se nuk do të jenë të pushtuar nga adhurimi në shikim të parë nga foshnja e tyre e porsalindur. Tento të jesh i durueshëm. Ditët e para nuk janë të lehta, as për ju as për fëmijën tuaj dhe do të ju duhet kohë për të njohur mirë dhe ndjerë afrinë e njëri tjetrit. Flisni me ndonjë mjek rreth asaj çfarë të shpresoni.
3. Kur duhet bërë vizitën e parë mjekësorë? Çfarë do të ndodhë në kontrollin e parë?
Shumica e mjekëve e planifikojnë kontrollin e parë pas 2 javësh, sidomos nëse është foshnja e parë. Pyeteni për vaksinat dhe testet e hershme ekzaminuese të cilat do t’i marrë i porsalinduri. Të gjithë foshnjat kanë nevojë të kontrollohen dhe fillojnë imunizimin e zakonshëm në muajin e 2-të.
4. Si duhet të kujdesem për kërthizën e bebes?
Mjeku i juaj duhet t’ju japë udhëzime të detajuara rreth kujdesit për cungun e kërthizës së të porsalindurit tuaj dhe zonën e synetit. Mjeku juaj duhet t’ju këshillojë, po ashtu, për hapat tuaj në rast të infeksioneve.
5. Sa kohë do të flejë bebja dhe si mund ta kuptoj nëse flenë shumë?
Bebet e porsalindura flenë shumë gjatë ditëve të tyre të para. Mjeku ju tregon sa është normale të flejë dhe kur do të duhet ta zgjoni beben për ushqim.
6. Sa shpesh duhet të hajë dhe si duhet të përballem me ndonjë problem në ushqim?
Derisa e ushqeni me gji ose me shishe, do të jeni të shtyrë të bëni pyetje. Pyeteni mjekun tuaj ose stafin në spital për ndonjë këshillë rreth laktacionit, në rast se keni ndonjë problem me dhënien e gjirit. Këshillat do t’ju ndihmojnë juve dhe foshnjës tuaj të siguroni një fillim të mirë. Qumështi i gjirit është “ushqimi perfekt” për të porsalindurit deri në, së paku, katër muajt e parë të jetës. Kjo sjell dobi, siç është mbrojtja nga infeksionet përmes transferimit të antitrupave të nënës, të cilën gjë nuk mund ta bëjë asnjë ushqim artificial.
7. Sa herë bebja do të duhet të bëjë banjë dhe si do ta di nëse ka probleme?
Eliminimi varet nga fjetja dhe ushqimi, në listën e aktiviteteve të të porsalindurit. Këshillohuni me mjekun tuaj.
8. Kur dhe sa herë duhet larë foshnja?
Pyeteni mjekun kur duhet t’ia bëni bebes tuaj larjen e parë, dhe konsultojeni edhe rreth higjienës së foshnjave. Mos e tepro: bebet e porsalindura nuk kanë shumë mundësi të bëhet të pistë, dhe pastrimi i tepërt mund të irritojë lëkurën delikate.
9. Si mund ta kuptoj nëse foshnja ime ka verdhëzën? A ka edhe gjendje tjera shëndetësore për të cilat duhet të kem kujdes?
Shumë bebe të porsalindura kanë një verdhëz të lehtë, pasi që mëlçia e tyre nuk është plotësisht e zhvilluar. Pyeteni mjekun tuaj rreth verdhëzës dhe situatave tjera shëndetësore të foshnjave.
10. Kur duhet ta thërras mjekun?
Gjeni çfarë simptomash ose sjelljesh mund të ju shtyjnë të thërrisni mjekun ose të bëni vizitë tek ai. Pyeteni se në çfarë rastesh duhet ta kontaktoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur
Thonj të bardhë
Brooke Shields rishikon reklamën e saj kontroverse të Calvin Klein: Isha naive
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'