LAJMI I FUNDIT:

Lakra turshi, superushqim

Lakra turshi, superushqim

Derisa për shumicën e njerëzve lakrat turshi asociojnë në artikuj të thjeshtë ushqimor të dedikuar për ushqim gjatë muajve të dimrit, shkencëtarët kanë bërë punë të madhe dhe kanë arritur në kokluzionin që lakra turshi nuk është aspak artikull i thjeshtë, por mund të thuhet në njëfarë mënyre edhe superushqim.

Ky artikull jo vetëm që forcon sistemin imunitar, ndihmon procesin e tretjes, por bën pjesë aktive në luftën kudër disa llojeve të kancerit.

Lakra turshi dhe sistemi imunitar
Konsumimi i rregullt i lakrave turshi ndihmon kundër ftohjes, pastron lëkurën problematike, ul peshën trupore dhe zvogëlon toksitetin në gjak. Pra, ndihmon në neutralizimin e efekteve të padëshiruara te imuniteti i dobët.

Lakra turshi dhe kanceri
Studimet e paradokohshme kanë treguar se konsumimi i lakrës turshi pengon rritjen e kancerit në gji, në zorrën e trashë, në mushkëri dhe në mëlçi. Një studim i cili është bërë në SHBA zbulon se lakra turshi më e mirë në luftën kundër kancerit sesa lakra e freskët apo lakra e zier.


Lakra turshi dhe tretja
Si edhe jogurti, lakra turshi është e mbushur plot baktere të dobishme, të cilat mund të ndihmojnë në ruajtjen e balancës brenda traktit gastrointestinal. Lakra turshi përmban baktere të posaçme të cilat fuqishëm ndikojnë në imunitet, i cili, nga ana tjetër bëhet pengesë e pakalueshme për salmonelën dhe kandidën. Këto baktere të dobishme nga lakra ndihmojnë edhe në luftën kundër radikaleve të lira dhe përmirësojnë tretjen, posaçërisht te drithërat bishtajore.

Luftëtar kundër gripit
Gripi i shpezëve, gripi i derrit, por edhe gripat e tjerë… Jetojmë në kohën e gjithfarë llojesh të gripave, andaj është shumë me rëndësi të merren masa preventive që vazhdimisht do ta mbajnë imunitetin tonë në formë. Fatmirësisht, lakra turshi është treguar si luftëtare e shkëlqyeshme kundër gripave. Rezultat i fermentimit është përmbajtja e lartë e vitaminës C në lakrën turshi, ndërkaq dihet se ndihmon edhe në lehtësimin e tretjes dhe në asimilimin e proteinave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori