LAJMI I FUNDIT:

Urë e gjelbër

Urë e gjelbër

Në garën Solar Park Works treshja e dizajnuesve italianë ka bërë propozimin e vet se si të shfrytëzohet hapësira në urë dhe nën urë për prodhimin e energjisë së “gjelbër”.

Besoni apo jo, kjo zgjidhje dizajnuese është ofruar në garën Solar Park Works – Solar Highway ka marrë vetëm vendin e dytë. Bëhet fjalë për garën italiane për dizajnues nga të cilët është kërkuar të gjejnë mënyra se si të modernizojnë pjesën nën urë dhe në urën e cila lidh Bagneran me Scillan në Itali, e krejt kjo në frymë të mjedisit të gjelbër dhe vetëdijes së përgjithshme ekologjike.

Treshja Francesco Colarossi, Giovanna Saracino dhe Luisa Saracino kështu kanë menduar seksione të turbinave të erës nën urë të cilat brenda vitit prodhojnë rreth 36 GWh energji elektrike, si dhe seksione të qelive diellore në mur të cilat për një vit japin afërsisht deri në 11.2 GWh energji elektrike. /Telegrafi/