Quhet “paradoksi i somnambulizmit” dhe konsiston në faktin se kush vuan nga ky shqetësim është më pak i ndjeshëm nga vuajtjet fizike gjatë zgjimit të pavetëdijshëm dhe pak pas gjumit.
Nëse nga njëra anë, ai që vuan këtë shqetësim është më i predispozuar të ndiejë dhimbje kur është zgjuar, nga ana tjetër, lëndimet përgjatë episodit të netëve të pavetëdijshme gjatë gjumit, janë thuajse të pandjeshme për të.
Lidhja e çuditshme, ende në fazë studimi, është përshkruar në një studim të shkencëtarëve të spitalit Gui-de-Chauliac të Montpellier dhe është publikuar në revistën “Sleep”.
Çfarë është somnambulizmi?
Teknikisht mjekët e përcaktojnë somnambulizmin si një shqetësim të gjumit në të cilin aktivizohen automatikisht proceset motorike. Me fjalë të tjera, personi i prekur nga ky shqetësim është në gjendje të çohet nga shtrati dhe të lëvizë nëpër shtëpi sikur të ishte zgjuar, pavarësisht se nuk është i vetëdijshëm.
Grupmosha nga 7 deri në 12 vjeç është ajo e cila preket më shumë nga ky shqetësim (incidenca ka tendencë të zhduket pas adoleshencës). Studime të fundit kanë identifikuar shkakun e somnambulizmit në një ndryshim gjenetik të kromozomit 20, por gjeni përgjegjës nuk është identifikuar ende.
Kush vuan ka dhimbje koke më të shpeshta
Që prej shumë kohësh, shkencëtarët francezë, autorë të studimit, po hetojnë rolin e migrenës dhe lidhjes së mundshme me somnambulizmin. Nga të dhënat e mbledhura, autorët kanë zbuluar se kush është “somnambul” vuan nga migrena shumë më shpesh se kushdo që ka një gjumë të rregullt.
Jo vetëm kaq, por nga tendenca për të duruar dhimbjen, këta persona e pësojnë edhe më keq, pra me kalimin e kohës dhimbjet bëhen edhe më të mëdha. Megjithatë, duke studiuar edhe më në thellësi sjelljen e njerëzve që vuajnë nga somnambulizmi, shkencëtarët kanë vërejtur se te këta persona, perceptimi i dhimbjes ndryshon në mënyrë radikale gjatë gjumit.
Dhimbja nuk perceptohet
Ndryshe nga sa mund të mendohej, nga të dhënat e mbledhura, kushdo që vuan nga kjo sëmundje e ka të vështirë ta perceptojë atë. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se në 50 raste të rënda incidentesh të ndodhura gjatë gjumit, vetëm në 10 prej tyre, personi është zgjuar dhe ka ndier dhimbje.
Në rastet e mbetura, dhimbja nuk ka qenë e mjaftueshme për të shkaktuar zgjimin. Një paradoks i vërtetë dhe i pashpjegueshëm i momentit. Një rast emblematik që shpjegohet në studim, është ai i një burri, i cili ra nga shkallët, por nuk ndjeu asgjë, deri në momentin kur u zgjua në mëngjes me fraktura të rënda në këmbë.
Cilat janë simptomat e somnambulizmit?
– Episodet mund të variojnë nga të ecurit normal nëpër dhomë, deri te vrapimet e menjëhershme ose tentativave për t’u “arratisur”. Personi somnambul duket i turbullt dhe i çrregullt në veprimet e tij.
– Tipike janë sytë e hapur dhe të drejtuar diku në hapësirë, ndërkohë që personi rrotullohet nëpër shtëpi. Duhet të theksojmë se këta persona nuk ecin me krahët e ngritur përpara, siç tregohet shpesh nëpër filma.
– Kur pyetet, përgjigjet e personit somnambul janë të ngadalta, përmbajnë frazeologji të pakuptimtë ose nuk përgjigjen fare. Nëse personi shoqërohet përsëri për në shtrat pa u zgjuar, ai nuk e mban mend ndodhinë.
– Fëmijët pak më të rritur, të cilët zgjohen më lehtë në fund të një episodi, shpesh ndihen të turpëruar nga sjellja e tyre. Në vend që të ecin, disa fëmijë kryejnë veprime të përsëritura (p.sh. ngrenë pizhamet). Ndonjëherë ndodh dhe që të lagin shtratin.
– Somnambulizmi nuk lidhet me probleme të mëparshme me gjumin, si të fjeturit vetëm, frika nga errësira (akluofobia) ose shpërthime inati.
– Disa studime tregojnë se fëmijët që ecin gjatë gjumit, mund të kenë bërë gjumë të vështirë rreth moshës 4 apo 5-vjeçare dhe gjumë të shqetësuar me zgjime të shpeshta gjatë vitit të parë të jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje