LAJMI I FUNDIT:

Kujdes me hudhrën

Kujdes me hudhrën

Testimet kanë treguar që hudhra e pjekur është më shëruese se hudhra e re dhe tërësisht e padëmshme.

Megjithatë, disa persona reagojnë keq në disa përbërës të hudhrës, prandaj tek ata pas konsumimit mund të shfaqen vështirësi të caktuara – djegiet apo urthi dhe dhimbja në stomak, fryrja, gazrat, të përzierat, gjakrrjedhja nga stomaku, djegia gjatë urinimit, madje edhe nervozizmi.

Kurrsesi me ginkgo biloba. – Duheni të keni kujdes kur njëkohësisht konsumoni hudhër dhe preparate në bazë të bimës ginkgo biloba ose dozave të larta të vitaminës E, sepse mund të vijë deri te problemet e caktuara (për shkak të gjakrrjedhjes së shtuar).

Kurrsesi me ilaçet për sëmundjen e enëve të gjakut. – Në rastin e përdorimit të njëkohshëm të hudhrës dhe preparateve në bazë të heparinës, aspirinës ose ilaçeve për sëmundjet e enëve të gjakut, duheni gjithsesi të këshilloheni me mjekun.


Kurrsesi para dhe pas operacionit. – Pasi që mund të ketë kundërindikacione me ilaçet e tjera dhe shtesat e ushqimit, rekomandohet pauza në konsumimin e hudhrës disa javë para dhe pas cilitdo operacion.

Alergjitë. – Rrallë ndodh, por hudhra tek disa persona mund të shkaktojnë reaksion alergjik, i cili manifestohet me skuqje, temperaturë dhe dhimbje koke.

Kurrsesi me antikoagulantë dhe nëse keni anemi dhe probleme me veshka. – Në sasitë shumë të mëdha mund të ketë efekt të dëmshëm në veshka, si edhe në reduktimin e numrit të rruazave të gjakut. Prandaj personat anemik, por edhe ata që marrin antikoagulantë (mjete kundër mpiksjes së gjakut) duhet ta konsumojnë hudhrën ne mënyrë të kontrolluar.

Vërejtje: Nëse stomaku e përballon me vështirësi hudhrën, përgatiteni kremin nga hudhra: grimcojeni, përzieni me gjalpë dhe lyejeni bukën me të. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori