LAJMI I FUNDIT:

Domatet, të rëndësishme në parandalimin e kancerit të prostatës

Domatet, të rëndësishme në parandalimin e kancerit të prostatës

Domatet mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës, kanë deklaruar shkencëtarët britanikë.

Meshkujt të cilët konsumojnë 10 shujta me domate në javë, në të cilat janë të përfshira edhe domatet e freskëta dhe salca e domates, kanë një rrezik 20 për qind më të ulët të zhvillimit të sëmundjes, është konfirmuar nga ekspertët nga Universiteti i Bristolit, përcjell BBC.

Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i shpeshtë i popullatës mashkullore në botë. Mjekët zakonisht e rekomandojnë një dietë e pasur me fruta dhe perime dhe me më pak mish të kuq dhe mish të përpunuar, yndyrë dhe kripë është e dobishme në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

"Analiza jonë tregon se domatet janë të rëndësishme në parandalimin e kancerit të prostatës", tha studiuesja kryesore Vanessa Er. Ajo shtoi se njerëzit, pavarësisht nga dobia e domateve, do të duhej të hanë edhe lloje të tjera të pemëve dhe perimeve, të jenë aktiv dhe ta ruajnë peshën optimale për ta minimizuar rrezikun e kancerit të prostatës.


Domatet janë një burim i pasur i likopenës, antiokisdantit i cili e mbron ADN-në dhe qelizat. Likopena u jep domateve një ngjyrë të veçantë të kuqe.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori