LAJMI I FUNDIT:

Të pëlqyerit dikë tjetër mund ta përmirësojë lidhjen tuaj

Të pëlqyerit dikë tjetër mund ta përmirësojë lidhjen tuaj

Një studim i ri ka gjetur se shumica e njerëzve ndjenjë tërheqje ndaj dikujt tjetër jashtë lidhjes së tyre primare, dhe shumë prej tyre kane raportuar se kjo rrit dëshirën për partnerin e tyre.

Hulumtuesit nga universiteti i Columbia, Indiana dhe Kentucky-Lexington kanë studiuar 160 femra të moshave të ndryshme, të cilat ishin të martuara ose në lidhje për një kohë të gjatë.

Studimi ka treguar se 70% e tyre kanë pranuar se ndjejnë simpati ndaj dikujt tjetër.

Nuk duhet të çuditemi nga përqindja e lartë, sepse të tërhequrit nga dikush tjetër është diçka krejtësisht e pashmangshme. Megjithatë kjo s’mund të merret si diçka negative, transmeton Koha.net shkrimin e The Independent.


“Femrat kanë pasur përvoja dhe strategji të ndryshme nga njëra tjetra në menagjimin e djemve që i tërhiqnin” shkruajnë autorët në studimin e publikuar në revistën Sex&Marital Therapy.

“Shumica e femrave deklaruan se i pëlqyeri i tyre nuk kishte ndikim në lidhjen e tyre dhe se madje ajo ndihmonte që femrave t’i shtohej dëshira për partnerin”.

Studimi gjithashtu tregoi se shumica e femrave mbanin sekret këtë nga partneri i tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori