Imazhin, të cilin e promovonin hipsterët njëzetvjeçarë duket se e kanë pranuar edhe brezat e etërve të tyre.
Shumicës së femrave nuk u pëlqen kur mashkulli ka mjekër, sepse ajo i grithë, por në qoftë se i dini përparësitë e mjekrës, mund të keni argumente për t’u mbrojtur para gjinisë më të bukur.
Mbrojtja nga dielli. – Fytyra me mjekër ofron mbrojtje të konsiderueshme nga dielli dhe kanceri i lëkurës, në bazë të rezultateve të studimeve të shumta të kryera në shumë vende të botës. Pjesët e fytyrës të mbuluara me qime, kanë një ekspozim më të vogël për një të tretën ndaj rrezeve të dëmshme UV në krahasim me pjesën pa qime.
Por edhe dendësia e luan një rol si një faktor mbrojtës, për shkak se sa më e trashë të jetë qimja aq më i madh është faktori mbrojtës. Një teori tjetër pohon se mjekrat kaçurrele i thyejnë rrezet e diellit të cilat udhëtojnë në vijë të drejtë. Kur rrezja e diellit has në qimen kaçurrele, ajo thyhet dhe rrallë arrin në lëkurë, shkruan "MensHealth".
Mund t’i parandalojë sulmet e astmës. – Meshkujt të cilët vuajnë nga astma përveç polenit dhe pluhurit, mund të përfitojnë nga mustaqet, sepse ato i reduktojnë simptomat. Mustaqet të cilat bashkohen me qimet e hundës mund ta parandalojnë depërtimin e alergjive në hundë dhe gjoks.
Disa ekspertë, megjithatë, pohojnë se në këtë mënyrë madje mund të parandalohet hyrja e polenit në organizëm, por jo edhe pluhuri të cilin e përbëjnë grimcat mikroskopike.
Ngadalëson procesin e plakjes. – Qimet në fytyrë me kohë mund t’i ndihmojnë lëkurës të qëndrojë e re dhe në gjendje të mirë. Qimet e pengojnë ujin që të avullohet nga lëkura, dhe në këtë mënyrë e ruajnë lagështinë e saj dhe e mbrojnë atë nga era, e cila e thanë dhe e gërryen shtresën mbrojtëse. Nëse aplikoni në të krem hidratues, ai do të mbetet më gjatë në mjekër dhe mustaqe, se sa në lëkurë.
Ndihmon rreth pagjumësisë. – Densiteti i mjekrës në qafë e rrit temperaturën e qafës dhe ndihmon rreth pagjumësisë. Qimet veprojnë si izolatorë të cilët ngrohin, transmeton Koha.net. Kur ju dhemb fyti, trupi e rrit temperaturën e trupit për t’i vrarë viruset. Qimet në qafë dhe faqe e sigurojnë një shtresë mbrojtëse shtesë.
Parandalon skuqjet në lëkurë. – Kur nuk ka rroje, nuk ka edhe skuqje të pakëndshme. Rruajtja është shkaku më i zakonshëm i infeksioneve bakteriale që ndodhin në pjesën e poshtme të fytyrës. Ajo mund të shkaktojë prerje të ndryshme si dhe qime që rriten përbrenda.
Por, lajmi i keq është…
Shkencëtarët e kanë vërtetuar se mjekra mund t’i përhapë infeksionet. Prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit të cilët kanë mjekra t’i mirëmbajnë ato rregullisht, që lëkura nën mjekër të mos sëmuret nga inflamacionet dhe bakteret e ndryshme.
Po kështu, personat me mjekra të gjata duhet të kontrollojnë rregullisht që në to të mos ketë mbetje të ushqimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand