Debati i madh se kush është më i mençur, mashkulli apo femra, tanimë ka përfunduar. Nuk ekziston diçka e tillë si një tru djali apo vajze, dhe nuk ka prova shkencore për ta dëshmuar se ata janë të “konfiguruar” ndryshe, sipas një eksperti.
Teoria "meshkujt janë nga Marsi dhe femrat janë nga Venera" nuk ka argumentim shkencor. Truri ynë ndryshon nga rolet të cilat shoqëria na detyron t’i luajmë", tha ekspertja neuroshkencore Gina Rippon, profesoreshë në Universitetin Ashton në Birmingam të Britanisë.
Stereotipat si paaftësia e supozuar e femrave për t’i lexuar hartat apo mendimi se meshkujt janë të dobët në multitasking nuk ka lidhje me shkencën, shtoi Rippon.
Ajo tha se meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm vetëm për shkak se bota në të cilën jetojmë inkurajon improvizim gjinor.
"Ju nuk mund ta merrni një tru dhe të thoni: "ky është truri i një vajze, apo ky është truri i një djali", në të njëjtën mënyrë që mund të thoni për skeletin. Ato duken të njëjta," u citua ajo të ketë thënë për një artikull të “Daily Mail”.
Fakti se djemve dhe vajzave u janë dhënë lodra të ndryshme në bazë të gjinisë së tyre është ajo që krijon dallime gjinore brenda trurit, tha Rippon.
Duke luajtur me një kukull Barbie në vend të një superheroi, truri i vajzës është i programuar të bëhet më femëror, transmeton Koha.net.
Më shumë theks duhet t’i vihet faktit se truri është në fakt një muskul dhe prandaj mund të ushtrohet në përputhje me atë që kërkohet të bëjë, konkludoi Rippon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp