Dhimbja e kokës është shumë shqetësuese për miliona njerëz në ditët e sotme. Por ekzistojnë shumë metoda natyrale për largimin e shpejtë të dhimbjes së kokës.
1. Pini ujë
Shpesh dhimbja e kokës ndodh për shkak të dehidratimit. Prandaj mundohuni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës si dhe të merreni me sporte ujore.
2. Copa akulli
Vendosni një qese me copa akulli në ballë për të lehtësuar dhimbjen e kokës, kjo për shkak se akulli përmirëson qarkullimin e gjakut në atë zonë dhe zbut dhimbjen e kokës. Asnjëherë mos e aplikoni akullin direkt në lëkurë, por gjithmonë të mbuluar me një qese ose pëlhurë.
3. Ujë i nxehtë
Vendosni një borsetë me ujë të nxehtë në pjesën e pasme të qafës, pasi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe largon dhimbjen.
Gjithashtu nëse keni dhimbje koke kronike mund të vendosni këmbët në ujë të nxehtë çdo darkë para gjumit, gjë që ndikon në uljen e dhimbjes së kokës
4. Limon
Limoni është shumë efikas në kurimin e dhimbjes së kokës. Pinë ujë të vakët të përzierë më lëng limoni të shtrydhur. Në të mund të shtoni edhe kripë natyrale himalajesh që ka shumë minerale, si edhe, nëse ju pëlqen, edhe pak lëng frutash të shtrydhur të freskët.
5. Molla
Si molla ashtu edhe uthulla e mollës ndihmojnë kundra dhimbjes së kokës, pasi kthejnë balancën normale acid-alkaline në organizëm. Provoni të hani çdo mëngjes mollë të spërkatur me pak kripë natyrale, si për shembull kripë himalajesh, kripë hawajane ose kripë Indie, të pasura me minerale. Gjithashtu mund të pini ujë të vakët me disa lugë uthull mollë në të për të larguar sa më parë dhimbjen e kokës. Mund t’i shtoni ujit me uthull molle edhe pak lëng limoni dhe mjaltë.
6. Gjethe menteje
Gjethja e mentes ka veti qetësuese dhe ndihmon kundër dhimbjes së kokës. Hidhni një lugë gjethe menteje të grirë në një gotë me ujë të nxehtë dhe lëreni për rreth 10 minuta. Më pas pijeni si çaj. Gjithashtu me gjethe menteje të bluar mund të masazhoni muskujt rreth qafës për lehtësimin e dhimbjes së kokës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak