Në hulumtimin më të madh deri më tani, në temën e lidhjes në mes të peshës trupore dhe shëndetit të trurit, hulumtuesit kanë zbuluar se kequshqyerja është më e dëmshme për trurin se trashësia.
Në hulumtimin e shkencëtarëve nga Britania e Madhe morën pjesë pothuajse 2 milionë banorë. Rezultatet treguan se personat me një indeks të ulët të masës trupore, kishin rrezik më të lartë të zhvillimit të dementisë më vonë në jetë.
"Gjetjet tona sugjerojnë që personat që kanë indeks të ngritur të masës trupore (BMI – Body Mass Index), ose që i përkasin grupi të personave të trashë, kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të dementisë, në krahasim me personat e kequshqyer", tha udhëheqësi i studimit, prof. Nawab Qizilbash.
Në studimin, rezultatet e të cilit u botuan në revistën Diabetes and Endoctrinology, shkencëtarët e kishin studiuar gjendjen shëndetësore të 1.958.191 personave në moshën nga 45 deri 66 vjet. Të gjithë ata në fillim të studimit ishin të shëndetshëm dhe nuk e kishin asnjë simptomë të dementisë. Hulumtuesit e monitoruan shëndetin e secilit pjesëmarrës mesatarisht 9 vjet dhe në fund të hulumtimit 45.000 prej tyre ishin prekur nga dementia.
Kur e analizuan lidhjen midis indeksit të peshës trupore dhe rrezikut nga demeca, shkencëtarët dolën me rezultatet e mëposhtme:
• Personat e kequshqyer (BMI më pak se 20) kishin një rrezik 34% më të lartë nga dementia, në krahasim me personat me peshë të shëndetshme trupore (BMI nga 20 deri në 24,9).
• Personat e trashë (BMI më të madhe se 40) kishin një rrezik 29% më të ulët të zhvillimit të dementisë, në krahasim me personat me peshë të shëndetshme të trupit.
Kur e llogaritën vlerën mesatare, shkencëtarët dolën me rezultate që tregojnë se personat e kequshqyer ballafaqohen me një rritje të rrezikut prej 64% nga dementia, transmeton Koha.net. Rezultatet ishin të pandryshuara edhe pas marrjes parasysh të faktorëve, si mosha, gjinia, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, nivelin e shtypjes së gjakut dhe marrja e ilaçeve.
Ata gjithashtu e llogaritën rrezikun e vdekjes së parakohshme në të gjitha grupet dhe konstatuan se personat e kequshqyer e kanë rrezikun më të lartë të vdekjes së parakohshme. Personat të cilët janë pak mbi peshën e shëndetshme (BMI rreth 26) e kanë rrezikun më të ulët nga vdekja e parakohshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand