Edhe në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë qëndrim të shkurtër në palestër apo ndonjë orë të aerobikut, ndonjëherë nuk është në interesin tuaj më të mirë që t’i përzieni medikamentet e caktuara dhe aktivitetin fizik. Zbuloni se cilat ilaçesh, në kombinim me ushtrimet, mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj.
Nëse vëreni që ilaçet kundër alergjisë ju bëjnë të përgjumur, sigurohuni që ato t’i merrni pas vizitës në palestër apo pas vrapimit. A është e sigurt të merret aspirina para çiklizmit? Kur bëhet fjalë për terapinë me ilaçe, vërtetë duhet të keni kujdes në të gjitha efektet e mundshme, të mira apo të këqija.
Beta blokatorët janë një grup i barnave të cilat përdoren për uljen e shtypjes të gjakut, glaukomës, migrenës, apo problemeve me zemrën.
Beta blokatorët e ngadalësojnë ritmin e zemrës prandaj edhe janë një kombinim shumë i keq me ushtrimet të cilat synojnë rritjen e numrit të rrahjeve. Kjo i jep mesazhe kontradiktore trupit, dhe në këtë rast lodhemi shumë shpejt, gjë që mund të jetë shumë frustruese.
Bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me kombinimin e beta blokatorëve dhe ushtrimeve, sigurohuni nëse ata janë me të vërtetë të nevojshëm për gjendjen tuaj. Në disa raste, beta blokatorët janë vetëm një alternativë kështu që do të ishte mirë që mjeku juaj t’ua shpjegojë të gjitha detajet.
Ilaçet kundër dhimbjeve ndahen në dy grupe, këto janë analgjetikët dhe ibuprofeni i cili përveçse lehtëson dhimbjen, zvogëlon ënjtjen dhe inflamacionin.
Dhimbja është zakonisht një shenjë se diçka nuk është në rregull, zakonisht është në pyetje lëndimi i indeve dhe për këtë arsye përdorimi i tepërt i analgjetikëve do të duhej t’ju shqetësojë. Në veçanti, do të duhej t’i kushtohet vëmendje barnave që përmbajnë ibuprofen, sepse pasoja e tij mund të jetë mbajtja e ujit në organizëm, gjë që gjatë ushtrimeve mund ta ngarkojë sistemin kardoiovaskular edhe më shumë.
Antidepresivët kryesisht veprojnë në mënyrë relaksuese, dhe më të zakonshëm janë ata që e bëjnë balancimin kimik në tru për ta ngritur disponimin. Gjatë javës së parë të marrjes së antidepresivëve mund të shfaqet lodhja dhe mungesa e vullnetit.
Pasojë e antidepresivëve mund të jetë edhe shtimi i papritur në peshë ndërkohë që aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për çrregullimet e disponimit. Nëse antidepresivët ju vënë në gjumë shumë, kurrsesi mos i merrni para ushtrimeve ose bisedoni me mjekun që t’ua ndryshojë terapinë.
Njëjtë është edhe me antihistaminet, barnat që merren për lloje të ndryshme të alergjive (nga poleni, qimet e kafshëve…). Ato në shumicën e rasteve shkaktojnë lodhje dhe përgjumje, dhe kjo kurrsesi nuk shkon në favorin tonë nëse, për shembull, shkojmë për vrapim, sepse do të bie përqendrimi dhe shumë lehtë mund të vijë deri tek lëndimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj