Rreziqet e shtatzënisë jo domosdoshmërish lidhen me moshën, megjithatë nga studimet e kryera së fundmi, mosha është një faktor që ndikon në më së shumti në këto rreziqe. Nëse i ke kaluar 30-at dhe ende nuk ke bërë asnjë lindje, e mira është t’i mbash parasysh ca këshilla.
Rreziqet shëndetësore shtohen me kalimin e moshës, por ajo që është më e rëndësishme është gjendja jote shëndetësore para planifikimit të shtatzënisë dhe gjatë saj.
Nëse një femër është mbipeshë ose ka probleme të tjera shëndetësore, të cilat nuk mbahen nën kontroll prej saj, atëherë rreziku i një shtatzënie të komplikuar është i lartë.
Gjithashtu, një femër që vuan nga presioni i lartë i gjakut, duhet t’i nënshtrohet trajtimit për të balancuar nivelin e presionit të gjakut e më pas të planifikojë shtatzëninë.
Femrat në moshën 30-35 vjeç, që janë duke planifikuar një shtatzëni, fillimisht duhet të njihen me rreziqet e mundshme për këtë grupmoshë:
Bebe të vogla: Femrat në moshë kanë një rrezik të lartë, atë të lindjes së fëmijëve në peshë të vogël, gjë që mund të shoqërohet edhe me probleme shëndetësore për foshnjën edhe pas lindjes.
Operacioni Cezarian: Me kalimin e moshës së femrës, rritet dhe probabiliteti i përzgjedhjes së operacionit si alternativë lindjeje, për shkak të rrezikut të një lindjeje normale në atë moshë.
Problemet e fertilitetit: Me rritjen e moshës, fertiliteti natyral i saj bie. Ndaj, elementi kryesor që duhet të konsiderosh përpara shtatzënisë, është fertiliteti. Çdo femër duhet të konsultohet paraprakisht me mjekun për këtë aspekt.
Diabeti i shtatzënisë: Kjo gjendje largohet me përfundimin e shtatzënisë, por megjithatë femrat në moshë të madhe janë në një rrezik më të lartë për mbartjen e tij edhe pas lindjes. Pesha e fituar gjatë shtatzënisë dhe zakonet e ushqyerjes kanë një impakt të drejtpërdrejtë në këtë sëmundje.
Preklampsia: Është një gjendje, e cila shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe proteina në urinë. Në disa raste, priklampsia mund të shfaqet edhe në mosha më të reja dhe rrezikon një lindje të parakohshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëCikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Nëse bebja qanë pa ndalë dhe nuk e dini arsyen, kontrollojani këmbët
Dhjami në kofshë është më vështirë për t'u hequr, por me këto ushtrime është gjithashtu e mundur
Gjakderdhje e papritur pas përfundimit të periodave, mësoni arsyet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri