Sa herë ju ka ndodhur që t’i sillni në shtëpi qeset plot me pemë dhe perime të freskëta të cilat pas një kohe shumë të shkurtër e humbasin freskinë e tyre. Si thoni që t’ua zbulojmë një truk i cili do ta zgjasë freskinë e ushqimeve tuaja?
Blogu TheMamasgirls udhëhiqet nga tri motra së bashku me nënën e tyre, dhe i cili është i mbushur me këshilla shumë të dobishme të cilat do t’ua lehtësojnë amvisërinë, dhe aty do të gjeni edhe shumë receta të shijshme. Aty e kemi gjetur edhe këtë truk të mrekullueshëm se si ta ruani freskinë e pemëve dhe perimeve përmes letrës së kuzhinës.
Ato pohojnë se armiku më i madh i pemëve dhe perimeve është lagështia e cila e përshpejton kalbjen e tyre, dhe me këtë rast e kanë dhënë një zgjidhje të shkëlqyeshme, përcjell koha.net.
Pemët
Mundohuni të mos i lani pemët përpara se t’i konsumoni, e veçanërisht frutat delikate të malit (boronica, mjedra, manaferra…). Në këtë mënyrë do t’ua zgjasni jetën, sepse nuk do të ketë lagështi të padëshiruar.
Perimet
Perimet janë pak më të qëndrueshme kështu që mund t’i lani para se t’i përgatitni për qilar apo frigorifer, por në qoftë se i lani, duhet t’i fshini dhe ne e kemi një mënyrë më të shpejtë për këtë. Çelësi është tek letrat e kuzhinës.
– Pastroni perimet tërësisht dhe shkundni apo kulloni nga lëngu i tepërt.
– Vendosini perimet në qese të cilat mund të mbyllen.
– Së bashku me perimet në qese, vendosni edhe disa letra të kuzhinës.
Dhe kjo është e tëra! Qeset i vendosni në frigorifer dhe përcillni se sa gjatë do të qëndrojnë të freskëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame