LAJMI I FUNDIT:

Lëvizjet e para të foshnjës në bark, një moment lumturie dhe shprese

Lëvizjet e para të foshnjës në bark, një moment lumturie dhe shprese

Ndoshta momenti më i mrekullueshëm gjatë gjithë shtatzënisë është ai, kur, ju ndjeni për herë të parë lëvizjet e bebes. Prej atij çasti çdo ditë e ardhshme është më ndryshe – ju e ndjeni mrekullinë e të pasurit brenda vetes një jetë tjetër dhe fakti që po i ndjeni lëvizjet, ju siguron se bebja juaj është mirë.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Lëvizjet e foshnjë për herë të parë duhet t’i ndjeni midis javës 15 dhe 22 të shtatzënisë. Nëse jeni shtatzënë për herë të parë është e mundur që të mos i ndjeni lëvizjet deri në javën e 25. Lëvizjet më shumë i ndjeni kur jeni në një gjendje të qetë, ulur ose shtrirë.

Thuhet që gratë të cilat kanë më shumë peshë i ndjejnë lëvizjet më vonë se sa gratë të cilat kanë më pak kilogramë. Mos u bazoni në përvojën e shoqeve, kushërirave ose kolegeve të punës të cilat mund t’ju thonë se tashmë është dashur ta ndjeni fëmijën duke lëvizur. Asnjë prej nesh nuk është njësoj me tjetrin – njëlloj.


Edhe foshnjat janë ndryshe nga njëra tjetra – disa janë më të lëvizshme e disa më të qeta. Ju mund të mos i ndjeni lëvizjet, por patjetër që e keni parë foshnjën duke lëvizur kur keni bërë ekzaminim me ultrazë që nga java e 8 e shtatzënisë apo jo?

Shtatzënat i përshkruajnë lëvizjet e para sikurse kanë një flutur nën bluzë. Fillimisht nuk jeni e sigurt se a ishte apo jo lëvizja e foshnjës, por pas disa ditësh do të jeni e sigurt se PO, ishte bebja, dhe nuk ishin lëvizjet e zorrëve.

Në fillim lëvizjet janë të rralla, por me kalimin e javëve ato bëhen gjithnjë më të forta dhe më të shpeshta. Në tremujorin e fundit të shtatzënisë, foshnja lëviz rreth 30 herë brenda një ore, por nuk është e thënë se ju duhet ta ndjeni atë, sa herë që ajo lëviz.

Foshnja mund të lëviz me dhjetëra herë dhe ju të mos e ndjeni ose ta ndjeni vetëm 2-3 herë.

Foshnjat flenë edhe në mitrën e nënës dhe nuk e dinë se a është ditë apo natë, kështu që shpeshherë lëvizin atëherë kur ju jeni e lodhur dhe jeni për gjumë. Shpeshherë këto lëvizje ju prishin edhe gjumin.

Fëmija, lëvizjet më të shumta i bën prej orës 20.00 deri në ora 2 pas mesnate; mendohet se këto lëvizje më të shprehura kanë të bëjnë me nivelin e sheqerit në gjakun tuaj.

Mos u preokuponi shumë më numrin e lëvizjeve dhe mos u përpiqni që t’i numëroni ato. Nuk ka fakte shkencore që provojnë se numërimi i lëvizjeve të foshnjës është tregues i mirëqenies së bebes, por nëse ju duket se foshnja lëviz më pak se më parë, konsultohuni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Estetikë
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Femra
Kalo në kategori