LAJMI I FUNDIT:

Pse trupit tonë i pëlqen gjumi i pasdites?

Pse trupit tonë i pëlqen gjumi i pasdites?

Siesta, respektivisht gjumi i shkurtër gjatë ditës ka dobitë e veta specifike. Kini parasysh që nuk ka nevojë të jetë i gjatë. Edhe 20 minuta pushim me sy të mbyllur mund të bëjë dallimin.

Dihet që gjumi kualitativ ka veprim efikas në tërë organizmin tonë – i kontribuon shëndetit më të mirë të zemrës, mbron nga trashja, dhe nëse flemë mjaftueshëm dhe kemi gjumë kualitativ edhe eshtrat dhe kujtesa do të jenë më të fortë.

Ju sjellim gjashtë arsye pse është e dobishme të pushoni gjatë ditës!

Vëmendja më e mirë


Pasi ta largoni kalamendjen fillestare pas siestës, me kujdes më të madh do të përcillni ndodhitë rreth vetes. Madje edhe gjumi i shkurtër prej 20 minutash pasdite ka meritë për vëmendjen më të mirë të të punësuarve që punojnë në ndërrime, transmeton Telegrafi.

Mësojmë dhe mbajmë mendje në mënyrë më kualitative

Dihet që faza REM e gjumit është e lidhur me procesin kognitiv dhe nuk çudit që nevojitet gjumi më i gjatë dhe kualitativ që truri ynë të funksionojë më mirë. Por, nëse gjatë ditës arrini të pushoni një orë ose madje 90 minuta do ë vëreni që lodhja mentale është zhdukur pas zgjimit. Edhe pse siesta më e gjatë do të rezultojë me kalamendje më të madhe, do të ndikojë më mirë në funksionimin e trurit, pohon hulumtimi australian.

Jemi më kreativ

A jeni zgjuar ndonjëherë nga gjumi dhe keni kuptuar se si e dini përgjigjen në problemin i cili ju ka munduar? Ekipi i hulumtuesve është marrë pikërisht me këtë temë sepse “llamba” ndizet pikërisht pas siestës? Ata kanë zbuluar aktivitet më të madh në anën e djathtë të trurit, i cili është i lidhur me kreativitetin.

Produktiviteti në kulm

Ekspertët pajtohen që gjumi i pasdites nuk nënkupton dembelinë në punë dhe në fakt mund të nxisë angazhimin e të punësuarit. Siesta shërben si nxitje e mirë për punëtorët që dëshirojnë pushim, si edhe për ata që janë të lodhur me detyrat e shtëpisë, dhe atë në mënyrë më efikase se sa për shembull, filxhani i kafes.

Të menduarit pozitiv

A keni qenë ndonjëherë në afërsi të bebes e cila nuk ka fjetur në kohën e nevojshme? Lodhja dhe nervozizmi i lidhur me të nuk janë të mira, edhe nëse si persona të rritur jemi mësuar të përballemi me atë gjë. Gjumi i shkurtër në mënyrë efikase përmirëson disponimin, çka me siguri e keni vënë re edhe ju vetë.

E largojmë stresi

Siesta ka meritë edhe për sasinë më të vogël të stresit dhe do t’ua kthejë buzëqeshjen në fytyrë. Gjumin e tillë mund ta shikoni edhe si “minipushim” dhe mos u shqetësoni nëse në 10 minuta pushim nuk arrini të flini. Hulumtimi i kryer në vitin 20017 ka treguar se si, në gjumë apo jo, derisa jeni të shtrirë në krevat, relaksoheni me të vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori