Në ditën e dytë të vizitës së tyre në Kosovë ekipi i ekspertëve nga Qendra Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit në Lion të Francës, që është Qendër Kolaborative e OBSH-së për Kancer kanë zhvilluar një takim me Bordin për Zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë, me ç’rast janë bërë edhe disa prezantime lidhur me Regjistrin e Kancerit dhe mënyrat e krijimit të tij në vende të ndryshme të Evropës.
Ekipi i konsulentëve të OBSH-së, në përbërje Dr. Stefano Rosso (udhëheqës i ekipit) nga Regjistri Kancerit në Piedmong të Torinos-Itali, Dr Jean-Michel Lutz nga Instituti Kombëtar për Epidemiologjinë dhe Regjistrin e Kancerit nga Cyrihu-Zvicër dhe Dr. Andrea Micheli nga Instituti Kombëtar për Kancer në Milano –Itali, gjatë qëndrimit në Kosovë, por edhe në takimin me diskutime me Bordin për Zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë, janë njohur me kapacitetet dhe mundësitë që ka Kosova për krijimin e Regjistrit të kancerit, potencialet fizike dhe ato profesionale si dhe qasjen aktuale të institucioneve të Kosovës ndaj problematikës së sëmundjes së kancerit në përgjithësi.
Një prezantim lidhur me strategjitë e organizimit, resurseve, personelit dhe regjistrimit tashmë të zbatuara apo të planifikuara për zhvillimin efektiv të regjistrit të kancerit, para ekspertëve të OBSH-së e ka bërë prof. Dr. Merita Koçinaj, ndërkohë që ekspertët e OBSH-së kanë sqaruar aspekte të ndryshme lidhur me politikat aktuale dhe organizimin e regjistrit të kancerit në vendet e Evropës si dhe perspektivat rreth programeve të kujdesit shëndetësor nëpër Evropë.
Pas përfundimit të vizitës, ekipi i ekspertëve të OBSH-së do të përpilojë një raport lidhur me të gjeturat e tyre dhe me mundësitë e Kosovës për krijimin e regjistrit të kancerit në Kosovës dhe perspektivën e Zhvillimit të Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame