LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt me mbipeshë kanë spermë jo të mirë

Meshkujt me mbipeshë kanë spermë jo të mirë

Meshkujt që kanë kilogramë të tepërt, ngjashëm sikurse partneret e tyre në këtë gjendje, kanë gjasa dukshëm më të vogla për t’u bërë prindër.

Deri te ky konkludim është ardhur me krahasimin e kualitetit të spermës së tyre me meshkujt me peshë normale trupore.

Gjatë njërit nga studimet më të mëdha të këtij lloji, janë marrë mostrat e spermës së 1.940 meshkujve, të cilëve iu është matur edhe indeksi i masës trupore (BMI).

Ndërsa ka rezultuar se sa më e madhe që është teprica e kilogramëve, aq më i vogël është kualiteti i spermës.


Ky studim ka treguar se numri i spermatozoideve te meshkujt me mbipeshë është për 20 për qind më i ulët në krahasim me numrin e qelizave seksuale mashkullore te personat me peshë normale trupore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori