LAJMI I FUNDIT:

Kafja dhe seksi mund të shkaktojnë goditje në tru

Kafja dhe seksi mund të shkaktojnë goditje në tru

Aktivitet e përditshme, siç janë pirja e kafes, seksi energjik, madje edhe fryrja e hundëve, mund të shkaktojnë dëmtimin e enëve të gjakut, të cilat janë të fshehura në tru.

Këto janë rezultatet e një studimi të ri, i cili tregon se si rreziku nga goditja në tru mund të rritet edhe nga nervoza dhe shoku i befasishëm. Në grupin e të rrezikuarve bëjnë pjesë personat që kanë aneurizëm në tru.

Shkencëtarët pohojnë se aktivitetet e përmendura, të cilat në shikim të parë nuk duken të rrezikshme, mund të shkaktojnë rritjen e menjëhershme e shtypjes së gjakut, dhe kjo mund të shkaktojë rupturat e enëve të gjakut në tru.

Për këtë arsye, rekomandohet kufizimi i konsumimit të pijeve të pasura me kafeinë, si dhe rekomandohen ushtrimet fizike, të cilat mbrojnë nga problemet e shumta shëndetësore, siç janë sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori