Përdoruesit e Facebookut kanë më shumë miq të afërt dhe sigurojnë më shumë mbështetje shoqërore sesa ata të cilët nuk janë pjesë e këtij rrjeti.
Fenomeni i rrjeteve shoqërore në pesë vitet e fundit është thënë se ndikon në izolimin e të rinjve. Mirëpo, këto teza i kanë demantuar rezultatet e një studimi të realizuar nga “Pew Research Center”, sipas të cilit: “Njerëzit të cilët janë në Facebook kanë numër më të madh të miqve të afërt, kanë besim më të madh dhe shumë më tepër mbështetje shoqërore në raport me ata të cilët nuk i janë bashkëngjitur këtij rrjeti shoqëror”.
Po ashtu, përdoruesit e Facebookut janë më të angazhuar politikisht, sesa njerëzit që nuk janë pjesë e rrjetit.
Për këtë hulumtim, “Pew Research Center” ka analizuar 2.255 amerikanë në moshë të rritur dhe përdorimin e rrjeteve shoqërore nga ata, ndërsa nga zbulimet tjera që janë vërejtur me këtë studim është edhe fakti se përdoruesit e Facebookut mendojnë se duhet t’u besojnë shumë njerëzve. Ata marrin pjesë më shumë nëpër aktivitete politike, si dhe dalin në zgjedhe.
Në kuadër të miqve në Facebook, mesatarisht vetëm me tre për qind të tyre nuk janë takuar asnjëherë në jetë, kurse zakonisht dominojnë lidhjet me ata me të cilët kanë raporte solide edhe në jetë të përditshme.
Mesatarisht brenda ditës: 15 për qind e përdoruesve e azhurnojnë statusin e vet, 22 për qind komentojnë në statuset e tjerëve, ndërsa 20 për qind komentojnë fotografitë e miqve të tyre.
Aktualisht, 47 për qind e numrit të përgjithshëm të popullatës së rritur në botë janë pjesë e Facebookut, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë në decenien e katërt të jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame