Ilaçet për fëmijë, para së gjithash për ata të vegjlit, prodhohen kryesisht në formë shurupi apo pluhuri i cili tretet. Nga pesha e bebes varet edhe doza e ilaçit, ndërsa mjeku do t’i përshkruajë saktësisht sa duhet të jepet në një dozë, në ç’kohë jepet dhe sa zgjat dhënia e ilaçit. Këtyre udhëzimeve duhet rreptësisht t’u përmbaheni.
Para dhënies së ilaçit, bëjeni gati shiringën (pa gjilpërë) apo lugën e vogël. Beben duhet vendosur në pozitë gjysmë të ulur dhe duhet hedhur ilaçin në gojë – anash, sepse ashtu më së lehti do ta përpijë.
Gjatë dhënies së ilaçit kujdesuni për pjesët e ndjeshme të gojës së bebes. Pjesa më e madhe e receptorit të shijes gjendet në anën e parë dhe në mesin e gjuhës. Ngacmimi i qiellzës dhe i pjesës së prapme të gjuhës mund të shkaktojë vjellje.
Rajoni më i mirë për dhënie të ilaçit është midis anës së brendshme të gojës dhe të mishit të dhëmbëve, në drejtim të pjesës së fundit të gavrës së gojës,transmeton Telegrafi.
Nëse ndodh që bebja ta pështyjë apo ta vjellë ilaçin menjëherë pasi t’ia keni dhënë, ose në periudhën deri në 10 minuta, duhet përsëritur procedurën me tërë dozën e caktuar.
Nëse e vjell pas njëzet minutave, nuk duhet përsëritur më.
Në rast që fëmija ka temperaturë të lartë, më parë duhet ulur temperaturën e pastaj t’i jepet ilaçi.
Preferohet që nëna t’ia japë ilaçin fëmijës, për shkak të marrëdhënieve të mira ndërmjet nënës dhe fëmijës.
Duhet shmangur dhënia e ilaçit nga shishja, apo me lugën me të cilën ushqehet bebja.
Nëse bërtet dhe refuzon, dhënia e ilaçit duhet shtyrë për më vonë. Më parë duhet të qetësohet, të argëtohet dhe gjatë lojës të marrë ilaçin.
Assesi nuk është mirë që me dhunë t’i jepet fëmijës ilaçi.
Shumica e ilaçeve absorbohet për rreth 30 deri 45 minuta. Në qoftë se bebja ka arritur ta mbajë ilaçin për aq kohë, nuk duhet plotësuar dozën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
A duhet të përdoren bashkë retinoli dhe vitamina C në kujdesin e lëkurës?
Sa muaj pas abortit duhet të ruheni që të mos mbeteni shtatzënë?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë