Mendohet se stresi ka një ndikim të rëndësishëm në shumë sëmundje. Këto quhen ndryshe sëmundje psikosomatike, kanë natyrë fizike, shkaktohen nga faktorë psikologjikë, si dhe nga faktorë që kanë natyrë emocionale.
Shpesh i ndodhur nën stres, njeriu provon dhimbje në kokë, gjoks, stomak e gjetkë pa ndonjë shkak fizik.
Përllogaritet që rreth 90 përqind e vizitave tek mjeku kryhen për shkak të problemeve të ndikuara pjesërisht nga stresi, prandaj sëmundjet psikozomatike janë më të shpeshta sesa mendohet, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, ekzistojnë mjaft shembuj kur personi “paralizohet” nga frika ose kur mendon se është i sëmurë, sëmuret me të vërtetë.
Por ka ndodhur edhe e kundërta; kur personi i sëmurë fizikisht, e ka bindur veten se nuk është i tillë, dhe “mrekullisht” është shëruar plotësisht.
Sëmundjet a vështirësitë fizike që shkaktohen nga mungesa e vitaminave ose lëndime të trurit mund të sjellin simptoma të rënda psikologjike.
Një faktor ndërlikues është se psikosomatika apo gjendja emocionale a psikike ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve si ato në zemër ose në stomak, përfshi ulcerën e llojit peptik që shpesh krijohet në zorrën dymbëdhjetëgishtore.
Në rastet kur nga stresi a ankthi shfaqen shenja si dhimbje në kokë, stomak, gjoks, ose kur pjesë të trupit mbulohen nga njolla të kuqe në lëkurë pa ndonjë shkak fizik, ekspertët thonë se mënyrat qetësuese si meditimi, ushtrime fizike a teknika të tjera çlodhëse, dhe gjumi i mjaftueshëm, shpesh herë japin rezultate të mira. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?