Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, edhe kjo mund të shkaktojë lodhjen. Porse, çfarë nëse nuk jeni të vetëdijshëm se bëni gjumë të pamjaftueshëm dhe jo të shëndoshë?
Gjendja e këtillë quhet apne – çrregullim i gjumit që shkakton ndërprerje momentale të frymëmarrjes, transmeton Telegrafi.
Kjo mund të ndodh disa herë gjatë natës, dhe secilën herë kur ndodh ndërprerja e frymëmarrjes, personi me këtë çrregullim gjumi, zgjohet dhe e ndërpret ciklin e gjumit, porse shpesh nuk është i vetëdijshëm për këtë.
Ndërprerja e frymëmarrjes disa herë gjatë gjumit, zgjat disa sekonda dhe shkakton kalimin nga një gjumë i thellë në një gjumë të lehtë, si pasojë edhe përgjumje gjatë ditës.
Një gjë është e sigurt, e vetmja pasojë të cilën do ta ndieni është – lodhja e përhershme, pa marrë parasysh gjatësinë e gjumit.
Ka dy lloje kryesore të saj: bllokuese, kur muskujt e fytit relaksohen dhe kanalet e frymëmarrjes ngushtohen ose mbyllen dhe apnea qendrore, e cila ndodh kur truri nuk dërgon mesazhet në muskujt e frymëmarrjes.
Apneja gjatë kohës së gjumit, e shkaktuar me obstruksion të rrugëve të larta të frymëmarrjes, më së shpeshti shfaqet te personat të cilat kanë peshë të tepërt, ata me histori familjare të kësaj sëmundje, alergji dhe probleme me sinuse
Edhe gërhitja është një prej shenjave të apnesë gjatë fjetjes.
Këshillojmë konsultimin e domosdoshëm me specialistin! Mjeku do t’ju rekomandojë ndryshimin e mënyrës së jetesës, uljen e peshës së tepërt dhe ndërprerjen e duhanit. Në trajtim përfshihen edhe preparatet të cilat i mbajnë rrugët e frymëmarrjes të hapura gjatë fjetjes.
Fatmirësisht, ekziston një varg i mënyrave të shërimit të apneas, duke përfshirë ndryshimet e disa shprehive të jetesës – ndalja e duhanit dhe shmangia e alkoolit. Por shpesh është vështirë të diagnostikohet apnea. Anëtari i familjes ose partneri zakonisht të parët i vërejnë simptomat si gërhitja ose periudhat e shkurtra pa frymëmarrje.
Megjithatë, ekzistojnë edhe disa simptoma të apneas, të cilat mund t’i vëreni vetë dhe të reagoni me kohë:
Zgjimi me gojë të thatë ose fyt të pezmatuar – Shkaktari i thatësisë së gojës dhe fytit të pezmatuar nuk është gjithmonë alergjia. Simptomat e shpeshta të apneas, edhe pse në shikim të parë duken që nuk kanë lidhje, janë pikërisht zgjimi me gojë të thatë dhe fyt të pezmatuar.
Kokëdhimbjet e mëngjesit – Edhe pse vetvetiu është e sikletshme, dhimbja e kokës e mëngjesit mund të jetë shenjë e ndonjë problemi më serioz.
Ndjenja e depresionit dhe disponimit të keq – Ndryshimet e shpeshta të disponimit mund të tregojnë që diçka nuk është në rregull me zemrën tuaj. Ndryshimet e disponimit janë pasojë e faktit që zgjimi disa herë gjatë natës,madje edhe shumë shkurtimisht, na e merr kohën e gjumit të përgjithshëm.
Vështirësitë me koncentrimin – Gjumi kualitativ është i nevojshëm që truri të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Prandaj problemet me gjumë – pavarësisht a bëhet fjalë për apnea apo ajo –mund të çojnë drejt vështirësive me kujtesë, mësim dhe koncentrim. Të tre simptomat e përmendur shfaqen tek personat që kanë apnea.
Keni diabet dhe probleme tjera – Apnea e pa diagnostikuar nuk shkakton domosdo probleme tjera shëndetësore, por rrit rrezikun për shembull, për trashje dhe diabet.
Ky çrregullim kurrsesi nuk bën të lihet anash! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë