Edhe pse studimet tregojnë se femrat në dekadën e katërt të moshës së tyre janë më të përgatitura financiarisht, psikikisht dhe në aspekt shoqëror për t’u bërë nënë, megjithatë me kalimin e moshës mundësia për të mbetur shtatzënë zvogëlohet.
Shtatzënia pas moshës 35-vjeçare arrihet shumë më vështirë për shkak të ovulacionit të pasigurt, mirëpo pasi të ndodh shtatzënia gjithçka shkon mirë.
Femrat më të moshuara kanë komplikime më të shpeshta, siç është shtypja e lartë e gjakut, sëmundja e sheqerit e lidhur me shtatzëninë, rrezik më të lartë për abort, si edhe përqindje më të lartë që lindja të ndodhë me prerje cezariane.
Nga studimet është vënë re se ka një rritje të rëndësishme të shpeshtësisë së sëmundjeve gjenetike tek foshnjat e lindura nga nënat mbi 35 vjeç.
Kjo shifër e bazuar në të dhëna statistikore, mbështetet edhe në fakte mjekësore. Këto të fundit akuzojnë si shkaktarë të anomalive të lindura çrregullimet në proçesin e ndarjes qelizore të vezës, transmeton Telegrafi.
Nga ndarja normale qelizore prej një qelize vezë paraardhëse (qeliza mëmë) burojnë dy qeliza pasardhëse të reja (dy qeliza bija), të cilat kanë numër të barabartë kromozomesh (janë struktura të përbëra nga materiali gjenetik ADN dhe proteinat.
Ato gjenden në të gjitha qelizat me bërthamë të trupit të njeriut). Nëse nuk ndodh një ndarje korrekte qelizore, këto qeliza bija nuk trashëgojnë më secila nga një numër të barabartë dhe të duhur të kromozomeve. Ato do të karakterizohen nga tepria ose mangësia e këtyre strukturave gjenetike.
Nëse një qelizë e tillë fekondohet ( bashkohet me spermatozoidin) për të dhënë një individ të ri atëherë edhe foshnja do të trashëgojë të njëjtat anomali të numrit të kromozomeve si të qelizave seksuale prindërore, qofshin të nënës apo të babait.
Sindroma Down përbën anomalinë kromozomike më të shpeshtë ndër defektet e lindura. Fëmijët e prekur nga ky sindromë vuajnë vonesë mendore të shkallëve të ndryshme dhe defekte fizike në lindje. Një tjetër problem është edhe ai i abortit spontan (dështim i rastësishëm), humbja e fëmijës (fetusit) përpara javës së 20të shtatzënisë.
Për këtë arsye të gjitha gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes maksimal veçanërisht në tremujorin e parë të barrës së tyre. Prezenca e anomalive gjenetike (kromozomale) kontribuon në shtimin e rrezikut për aborte spontane te gratë në moshë të madhe.
Sëmundje kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut (hipertensioni), sëmundje të veshkave apo të zemrës janë më të zakonshme në gratë e moshës 30 apo 40 vjeçare.
Të tilla gjendje shëndetësore shfaqin ndërlikime të cilat dëmtojnë si nënën ashtu edhe fëmijën. Ndër këto përmendim: abort spontan dhe defekte të lindjes nga diabeti ose ngadalësim i zhvillimit të fetusit nga hipertensioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe