Qeveria amerikane përsëri ka filluar financimin e kërkimeve mbi qelizat embrionale të njeriut, të paktën për tani. Një gjykatë apeli në Washington ka lejuar financimin për këtë lloj studimi deri sa palët të paraqesin argumentet e tyre gjatë seancave në javët e ardhshme. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim mundësive që mund të krijohen nga studimi i qelizave embrionale.
Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Katie Cramer vuan nga leukemia. Ajo ka nevojë urgjente për transplantimin e palcës së kockave. Në korrik, në kërkim të donatorëve, nëna e saj amerikane vajti në Kinën Jugore nga ku ajo dhe burri e saj kanë bijësuar Katie-n. “Pa transplantimin e palcës së kockave apo të qelizave embrionale, ajo nuk mund të jetojë.”
Shumë njerëz në provincën Liuzhou kanë ofruar ndihmë dhe u janë nënshtruar analizave të gjakut për të parë nëse dikush ka të njëjtën përbërje gjenetike. Mjekët ende janë në kërkim të një përputhjeje perfekte të gjeneve me ato të Katiet.
Transplantimi i palcës së kockave është vetëm një nga shembujt se si terapia e qelizave ndihmon pacientët.
Presidenti Obama dëshiron zgjerimin e kërkimeve që përdorin qelizat embrionale të njeriut.
Vitin e kaluar ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të rritur fondet federale për këtë studim. Përkrahësit e këtij studimi thonë se këto qeliza një ditë mund t’i ndihmojnë mjekët të kurojnë lëndimet e shtyllës kurrizore dhe sëmundjet si ajo e Parkinsonit.
Kundërshtarët thonë se shkatërrimi i embrioneve njerëzore përbëjnë vrasje të qenies njerëzore.
Megjithëse studiuesit duan rritjen e fondeve federale për punën me qelizat embrionale, disa shkencëtarë thonë se nuk ka të ngjarë që këto qeliza të përdoren në klinika. Profesori Tim Mccaffrey punon në universitetin George Washington.
“Kur një qelizë embrionale vendoset në trupin e një personi, ajo dëshiron të krijojë një embrion dhe dëshiron të formojë të gjithë trupin.”
Profesori Mccaffrey thotë se vlera e studimeve të qelizave embrionale është në procesin e zhvillimit të tyre.
“Pjesa e rëndësishme e studimit që varet nga procesi i zhvillimit është çdo gjë që përfshin vendimet e hershme në zhvillimin e qelizave embrionale. Bëhet fjalë për një agjent të quajtur ovacid që luan rol në krijimin e embrionit nga veza. Kështu që biologët e kësaj fushe që studiojnë qelizat embrionale thonë se një qelizë e cila do të krijojë zemrën ose një qelizë truri bëhet neuron, dhe pikërisht në këtë fazë ndodhin vendimet me ndikim të madh.”
Atëherë kur kuptohet ky proces, shkencëtarët thonë se ata mund të gjejnë mënyrën se si mund të riprodhohet qeliza embrionale. Këtu qëndron premtimi i shërimit të sëmundjes së Parkinsonit dhe sëmundjeve tjera. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame