LAJMI I FUNDIT:

Vaksina kundër AIDS-it vepron përkohësisht

Vaksina kundër AIDS-it vepron përkohësisht

Vaksina kundër AIDS-it, e cila duket se ka funksionuar, së paku pjesërisht në Tajlandë, iu ofron vetëm mbrojtje të përkohshme pacientëve, ndërsa efektet fillojnë të zbehen pas një viti apo diç më shumë.

“Kjo mund të shpjegojë arsyen pse ka qenë aq vështirë të interpretohen rezultatet e vaksinës eksperimentuese, thotë Dr. Nelson Michael, një kolonel në Institutin e kërkimeve “Walter Reed Army” në Maryland, i cili ka udhëhequr studimin.

Grupi i shkencëtarëve të këtij instituti në shtatorin e kaluar shokuan botën kur treguan se kjo vaksinë eksperimentale kishte zvogëluar rrezikun e infeksionit për 31%, mirëpo ata nuk kishin arritur ta shpjegojnë mekanizmin e veprimit të saj.

“Është e mundshme që vaksina të ketë funksionuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Është një efekt i dobët, modest, por diçka në të cilën mund të mbështetemi”, ka thënë Dr. Nelson Michael.


Vaksina është një kombinim i vaksinës ALVAC canarypox/HIV të Sanofi-Pasteur dhe vaksinës kundër HIV-it, AIDSVAX, të prodhuar nga kompania VaxGen nga San Francisko. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori