LAJMI I FUNDIT:

Sa më shumë drithëra integrale

Sa më shumë drithëra integrale

Konsumimi i drithërave tre herë në ditë mund të parandalojë paraqitjen e diabetit të llojit 2, sëmundjeve koronare të zemrës si dhe grumbullimin e kilogramëve të tepërta në organizëm.

Megjithatë, sipas rezultateve të fundit, janë të rrallë adoleshentët dhe të rinjtë të cilët iu përmbahen këtyre këshillave.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 792 adoleshentë dhe 1686 të rinj të moshës 15 deri në moshën 23 vjeçare. Duke përdorur pyetësor të shpeshtësisë së konsumimit të ushqimit, autorët e studimit kanë arritur deri te përfundimi se të rinjtë konsumojnë më pak se një herë në ditë drithërat integrale.

Faktori që më së shumti ndikon në konsumimin e paktë të drithërave integrale është prania e tyre në shtëpi./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori