Një studim i ri i ekipit studiues nga Universiteti amerikan në Georgia, ka sjellë deri te sigurimi i njohurive të reja në lidhje me burimet energjike nga karbohidratet.
Deri më tani (sidomos te diabetikët), për shkak të absorbimit të ngadalshëm dhe deponimit të kufizuar në raport me glukozën, fruktoza ka marrë një konotacion negativ, transmeton Telegrafi.
Fruktoza është sheqer i thjeshtë që deponohet vetëm në mëlçi në formë të glikogjenit dhe siguron rezerva energjike për organizmin.
Përveçse është e pranishme në pemë, sot gjejmë gjithnjë e më shumë burime të fruktozës – shurupi nga drithërat, sheqeri i bardhë, shurupi i panjës, lëngjet e pemëve, drithërat e ëmbëlsuar, si edhe disa produkte të qumështit.
Studimet e realizuara kanë treguar se me konsumimin e ushqimit të pasur me fruktozë, dobësohen përqendrimi, orientimi në hapësirë dhe kujtesa, shkruan në revistën “Neurobiology of Learning and Memory”.
Meqenëse fruktoza metabolizohet kryesisht në mëlçi, ajo rrit nivelin e triglicerideve, dhe kështu ndryshon baraspesha insulinike, si pasojë e të cilës vjen deri te zvogëlimi i aftësive trunore që të adaptohet në ngacmime të reja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës