Gjatë verës, përveçse duhet të ruhemi nga rrezet ultravjollce dhe nga dehidrimi, nuk duhet të harrojmë se gjatë kësaj stine shtohet edhe numri i të infektuarve me salmonela.
Produktet ushqyese në temperaturë të lartë prishen më shpejtë dhe më lehtë, kështu që gjatë verës duhet t’i kushtohet kujdes helmimit. Rreziku më i madh vjen nga mundësia e helmimit me salmonela.
Infektologët pohojnë se është shumë me rëndësi që infeksioni nga ky bakter të zbulohet me kohë, transmeton Telegrafi.
Ushqimi mund të kontaminohet nga duar të palara dhe të infektuara. Më shpesh ndodh në rastet e ushqimeve, që përgatiten me duar të cilat nuk lahen me sapun pas përdorimit të tualetit.
Simptomat paraqiten ndërmjet 24 dhe 48 orësh pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar, ndërsa shfaqen me vjellje, barkqitje, temperaturë të lartë trupore (deri në 39°C ), kokëdhimbje, dhimbje në bark, dobësim të përgjithshëm dhe gulçe muskulore.
Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta (sallata, qepët, karota, spinaqi, domatet, patatet, speci etj) mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.
Përveç se me anë të ushqimit, me salmonela mund të infektoheni edhe nga kafshët e përkëdhelura (qentë dhe macet), të cilat shpesh janë bartës të këtij infeksioni. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që t’i lani duart para çdo ushqimi.
Njerëzit e shëndoshë në rast të infeksionit jo të rëndë mund të mjekohen dhe vetë në shtëpi, duke konsumuar shumë lëngje dhe duke marrë ushqim dietetik. Ndërsa nëse bëhet fjalë për të moshuar dhe fëmijë, atëherë duhet të kërkohet ndihma e mjekut.
Ushqimin e infektuar me salmonela nuk mund ta dalloni, mirëpo mund ta shmangni përdorimin e tij. Bartës kryesorë të salmonelës janë vezët e paziera mirë.
Gjatë trajtimit kundër salmonelës duhen shmangur ushqime me yndyrë dhe sheqer të lartë. Gjithashtu duhen shmangur ushqime djegëse, pijet alkoolike dhe kafeja gjatë dy ditëve të shfaqjes së simptomave.
Kujdes duhet t’i kushtohet edhe tortave me krem dhe akulloreve, ndërsa salmonela e rrezikshme mund ‘të sulmojë’ nga mishi i pa zier mirë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës