LAJMI I FUNDIT:

Duhanpirës kujdes β-karotenin

Duhanpirës kujdes β-karotenin

Marrja e β-karotenit për një kohë të gjatë, mund ta shtojë rrezikun e karcinomës së mushkërive te duhanpirësit.

Këto të dhëna janë grumbulluar nga analizat e bëra te 77.000 vullnetarë të moshave ndërmjet 50 dhe 76-vjeçare.

Sa më e gjatë të jetë koha e marrjes së preparateve të β-karotenit, aq më i lartë është rreziku për t’u zhvilluar kanceri i mushkërive.

Beta-karoteni është antioksidues i fuqishëm, mirëpo autorët e këtij studimi besojnë se sasitë e mëdha të tij kanë veprim pro-oksidues dhe në këtë mënyrë shtojnë rrezikun e karcinomës, mirëpo kjo ndodh vetëm te duhanpirësit.


Beta-karoteni është një pigment i pranishëm në pemë dhe perime dhe është një pro-vitaminë A, dhe për këtë arsye jepet në formë të preparateve te rastet e mungesës së vitaminës A.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori