LAJMI I FUNDIT:

Rrushi të shpëton nga kanceri

Rrushi të shpëton nga kanceri

Shkencëtarët pohojnë se nga të gjitha lëngjet e frutave, lëngu i rrushit është më efikasi kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo, sepse në këtë lëng ka një përqendrim shumë të madh antioksidantësh, të cilët neutralizojnë "radikalet e lira" që janë shkaktarët e plakjes dhe lindjes së sëmundjeve kanceroze.

Rrushi është shumë i pasur me glukozë, fruktozë, acide organike, kripëra minerale, kalium, kalcium, natrium, magnezium, pektinë dhe vitamina. Pikërisht për këtë arsye, mjekët e rekomandojnë në rastet e anemive dhe çrregullimeve të sistemit nervor, në stadet fillestare të tuberkulozit, si dhe në shumë sëmundje të stomakut dhe zorrëve. Vitin e kaluar, shkencëtarët bënë edhe një zbulim tjetër shumë të rëndësishëm: Ata që pinë lëng rrushi të paktën tri here në javë, kanë më shumë shanse për t’i shpëtuar sëmundjes së Alzhejmerit. Vlerat e lëngut të rrushit, shkencëtarët i kanë zbuluar në mënyrë eksperimentale.

Bashkëpunëtoret e Institutit Glazgou, për shembull, studiuan 13 lëngje të ndryshme frutash: Të shegës, të qitros, mollës, ananasit, domates, si dhe disa kombinacione midis tyre. Lëngu i rrushit zuri vendin e parë.


Profesori Allan Krozir, udhëheqës i këtyre studimeve, thotë: “Dihej edhe më parë se antioksidantë, në sasi të mëdha, përmban edhe çaji e vera, por dobia e njërit lëng apo e tjetrit varet jo vetëm nga sasia e antikosidantëve, por edhe nga lloji i tyre. Prandaj është mirë që njeriu të hajë të paktën pesë lloje frutash dhe domosdo, nga një gotë lëng rrushi çdo ditë. E vetmja “e metë” e lëngut të rrushit është se ai ka shumë energji: Një litër lëng rrushi krahasohet me 650 gramë mish viçi ose një litër e 700 gramë qumësht… Këtë fakt s’kanë si të mos e mbajnë parasysh ata që shtojnë shumë në peshë”.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Shëndetësi
Kalo në kategori