Ngjyrat dhe aditivët mund të rrisin nivelin e hiperaktivitetit të fëmijëve, ka dëshmuar studimi i ri britanik i publikuar në revistën mjekësore The Lancet.
Aditivët u shtohen produkteve ushqimore për rritjen e kohëzgjatjes, shijes, pamjes apo ndryshimin e ngjyrës, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët nga University of Southampton kanë hulumtuar sjelljet e fëmijëve të cilët kanë konsumuar kokteje të aditivëve në ushqim apo edhe në lëng të zakonshëm të pemëve.
Studimi i cili është porositur nga agjencia britanike për standarde ushqimore ka vërtetuar, thonë shkencëtarët, rezultatet e studimeve të mëhershme të kryera me fëmijët të cilët vuajnë nga hiperaktiviteti, respektivisht ADHD-ja.
“Kemi dëshmuar që aditivët ndikojnë papërshtatshëm në hiperaktivitetin e fëmijëve mes moshave tri dhe tetë vjeçare”, kanë pohuar Jim Stevenson dhe kolegët e tij të studimit.
“Në përgjithësi, fëmijët të cilët kanë konsumuar aditivë në mesatare për 10 për qind u janë afruar definicionit të fëmijës hiperaktiv”, ka shtuar Stevenson.
Hulumtimi është kryer me 153 fëmijë të moshës trevjeçare dhe 144 fëmijë të moshës tetëvjeçare.
Hiperaktiviteti ka të bëjë me vështirësitë në sjellje dhe në zhvillimin tipik që vihet re në fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, i cili karakterizohet nga problemet e vëmendjes dhe përqendrimit, si dhe të qenit shumë aktiv.
Kjo vështirësi ndërhyn dukshëm në sjelljen e fëmijës dhe në aktivitetin e tij.
Një dietë e balancuar fruta-perime, drithëra dhe produkte të qumështit pa yndyrë, ku përfshihen mishi, peshku, bishtajoret, vezët dhe arrat është baza për rritjen e shëndetshme të çdo fëmije. Këtu përfshihen dhe fëmijët me ADHD. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?