LAJMI I FUNDIT:

Ky është modeli më i preferuar i flokëve nga yjet

Ky është modeli më i preferuar i flokëve nga yjet

'Shag bob', ose bob i shkurtër dhe asimetrik është një nga modelet më të dashura të yjeve për këtë dimër. Prerja më e dashur për yje si Taylor Swift, Edie Campbell e Alexa Chung.

Kjo prerje flokësh ka qenë shumë në modë në vitet ’70-’80 dhe konsiderohet ndryshe si një rikrijim i një prerjeje klasike bob, por në një version më të shkurtër e asimetrik.

Ky model flokësh është shumë i dashur për VIP-a të kalibrit të Taylor Swift, Edie Campbell e Alexa Chung dhe ndër të tjera është lehtësisht i stilueshëm pa pasur nevojën e piastrës apo tharëses së flokëve.

Karakteristikë e kësaj prerjeje është se majat e flokëve janë të shkallëzuara. Kjo është një prerje e përshtatshme për të gjitha format e fytyrës, edhe pse duket më mirë në një vajzë me fytyrë ovale, ndërsa ato me fytyrë të rrumbullakët duhet të zgjidhin versionin më të shkallëzuar te faqet.


Alexa Chung

Taylor Swift

Olivia Palermo

Emma Roberts

Demi Lovato

Ashley Benson

Anne Hathaway

Emma Stone

Louise Roe