LAJMI I FUNDIT:

Tri trende për grim vjeshte që kanë pushtuar botën e modës

Tri trende për grim vjeshte që kanë pushtuar botën e modës

Grimi për modën vjeshtore është i qartë – karmini i kuq i errët, kapakët e syve ngjyrë ari të vjetër dhe patjetër ajlajner apo krejon dhe do të jeni gati – si për pista mode!

Ndjekësve të trendeve, të cilët me kujdes ndoqën Javën njujorkeze të modës, nuk u shpëtoi stili të cilin e mbështet Mara Hoffman, dhe jemi të sigurt se do t’ju pëlqejë edhe juve – mu në palën e kapakut të syve vizatoni linjën e plotë me krejon, dhe pastaj blendoni me hijesimet e tjera.

Risi tjetër nga pista e Nju-Jorkut është karmini i errët i dukshëm, transmeton Telegrafi.


Grimerët botërorë propozojnë karminë mat madje ngjyrë të kuqe, ngjyrë mishi dhe vere.

Karminët intensivë na kthejnë në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Sa u përket hijesimeve, ngjyra nr. 1 është e bronzta dhe menjëherë pas saj vjen nuanca e arit të vjetër.

Pra, grimi për modën vjeshtore është i qartë – karmini i kuq i errët, kapakët e syve ngjyrë ari të vjetër dhe patjetër ajlajner apo krejon. /Telegrafi/