Edhe pse një problem gjenetik, thinjat në flokë mund të eliminohen me disa maska natyrale, të cilat kanë dhënë mjaft rezultat.
Flokët e thinjur, siç dihet nuk kanë lidhje me moshën dhe vitet. Thinjat e para, shumë njerëzve u dalin qysh në 20-at e hershme dhe zgjidhja e menjëhershme është gjithmonë lyerja.
Nëse kjo e fundit nuk ndodh në disa raste, ka ende mënyra si t’i zhdukësh thinjat, ose të paktën t’i bësh të mos duken.
Fillimisht, thinjat vërehen në zona të caktuara dhe deri në fund të viteve 50-të, mesatarisht 80 për qind e flokëve janë të zbardhur, transmeton Telegrafi.
Maskat e mëposhtme do t’ju ndihmojë për të rikthyer ngjyrën e errët të flokëve dhe për të parandaluar shfaqjen e mëtejshme të thinjave.
Çfarë të konsumosh?
Zakonisht, dermatologët këshillojnë që flokët e thinjur duhen trajtuar vazhdimisht, por edhe ushqimi ka rol të rëndësishëm, shkruan revista class. Për të shmangur flokët e thinjur rekomandohen ushqime të pasura me acide yndyrore esenciale dhe omega: vaj ulliri, avokado, fruta të thata si arra dhe fara, si dhe ato të pasura me vitamina B dhe E, magnez dhe zink.
Vaj ulliri dhe mjaltë
Përziej në sasi të barabartë vajin e ullirit dhe mjaltin. Pasi t’i kesh përzier mirë, lyej flokët deri në rrënjë me të gjithë masën. Mbuloje kokën me një qese plastike, hidhi një peshqir të ngrohtë dhe mbaje për 30 minuta. Më pas laji flokët si zakonisht. Përdore këtë maskë të paktën një herë në javë.
Lëng limoni dhe vaj kokosi
Përziej po në sasi të barabarta vajin e kokosit dhe lëngun e limonit (si në përzierjen e mëparshme). Kjo përzierje është mjaft efektive për parandalimin e thinjave dhe rënies së flokëve. Përdore një herë në javë.
Piper i zi, kos dhe vaj bajame
Përziej mirë 1 gr piper të zi, gjysmë filxhani kos, gjysmë luge çaji lëng limoni dhe vaj bajame. Lyeji flokët që nga maja në rrënjë me të gjithë përzierjen dhe mbaje për 30 minuta. Përdore maskën 1-2 herë në javë.
Kafe, kos dhe uthull molle
Për këtë maskë duhet të përziesh gjysmë filxhani kafe, një filxhan kos natyral dhe 1 lugë uthull molle, derisa të përfitosh një masë homogjene. Pasi t’i kesh larë flokët si zakonisht, aplikoje maskën nga rrënjët në maja dhe mbaje për 90 minuta. Rekomadohet të përdoret dy herë në javë për 5-6 javë rresh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Si ta aplikoni fondatinën, influencerja ndan sekretin që duhet të dini
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Frymëzohuni nga këto tri dama të njohura, stili i të cilave po kopjohet nga kushdo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025