Jo vetëm mollëzat dhe sytë, grimi bën edhe gjoksin të duket më i madh.
Fuqitë e grimit janë të pabesueshme, sidomos konturimi. Falë personazheve si Kim Kardashian, konturimi është bërë një truk i përhapur grimi që shumë vajza e përdorin për të realizuar mollëza perfekte, por a do e kishit menduar që mund ta përdorësh jo vetëm në fytyrë?
Po, ky truk i vjetër mund të përdoret për ta bërë gjoksin të duket më i madh. Nëse nuk po e imagjinoni dot si funksionon, pas pak do jetë gjithçka e qartë. Është thjesht një iluzion pamor.
Konturimin mund ta shfrytëzojmë te sytë duke përdorur hijen dhe dritën për të ndikuar perceptimin e thellësisë, sepse ai i bën përmasat të duken më të mëdha ose më të vogla. Duke e bërë një pjesë të duket më e errët me grim, duke përdorur një bronzer, krijojmë një efekt hijeje që e bën zonën e hijezuar të duket më larg ndërsa duke përdorur grimin për të ndriçuar një pjesë, ka efektin e kundërt dhe e bën pjesën e theksuar më të dukshme duke e sjellë më afër.
Kështu që edhe kur vjen radha e gjoksit, duhet vetëm të përdorësh me strategji hijet për të krijuar një efekt hijezues që rrit gjoksin. Shumë e thjeshtë! Me këtë truk, mund të keni dekoltenë e ëndërruar pa qenë nevoja të vishni sytjena me supermbushje.
Ja si realizohet ky lloj grimi. Ju duhet pak pudër dhe leksioni që sapo po e merrni.
Keni nevojë për një furçë me fund të pjerrët, një furçë pudre, një pudër normale, një pudër ose krem bronzer dy nuanca më të errët sesa toni natyral i lëkurës dhe një pudër zbardhuese dy tone më e hapur sesa lëkura. Për ta pasur më të thjeshtë, mund të blini një paletë për konture që i ka të gjitha nuancat që ju duhen.
Filloni duke e lyer me furçë pjesën më mes të gjoksit me bronzerin për të krijuar thellësi.
Lyej furçën e pjerrët me bronzer dhe vizato një formë “Y”-je përgjatë rrumbullakësisë natyrale të gjoksit duke e theksuar në qendër. Duhet të duket kështu:
Tani, përdor furçën me kënd për të aplikuar theksuesin në pjesën e sipërme të gjoksit, brenda formës “Y” (si në foton poshtë) dhe lëvize furçën drejt mesit. Kjo krijon iluzionin e volumit dhe e bën dekoltenë më të dukshme.
Të gjitha duam që dekolteja të duket sa më natyrale, kështu që merr furçën dhe përhape, përhape, përhape bronzerin!
Përdor pak pudër kompakte për ta fiksuar punën e deritanishme dhe… gati! Gjoksi do duket mrekulli brenda pesë minutash, shkruan revista class. Tani dil dhe trego me krenari rezultatin, por mund të mos ia thuash kujtdo sekretin.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje