Femrat kineze shquhen për bukurinë e tyre natyrore dhe për lëkurën e përsosur prej porcelani, trupin e hollë dhe flokët e ëmbël. Por kinezet, po ashtu kanë edhe disa rituale që nuk harrojnë t’i respektojnë dhe t'i bëjnë pjesë të stilit të tyre të jetës.
Bukuria, thuhet se ka lindur në Kinë. Njihuni me disa nga këto sekrete.
Për lëkurën e re:
Kinezet pinë shumë çaj jeshil për:
Trajtimin e akneve
Të humbur peshë në një kohë shumë të shkurtër
Shampon (me çaj të gjelbër) për flokë të yndyrshëm
Pastrimin e lëkurës
Kremrat antirrudhë
Rritjen e flokëve etj.
Humbje peshe
Çaji i gjelbër është një anti-oksidant shumë i mirë dhe ka veti të fuqishme anti-plakje. Po ashtu, forcon sistemin imun dhe të jep më shumë shëndet.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përdorësh pa limit çaj të gjelbër. Hidh ujë të nxehtë mbi një bustinë çaji të gjelbër dhe lëre të qëndrojë për 2-3 minuta. Për ta bërë më të shijshëm, mund t’i hedhësh edhe pak mjaltë. Efektet e shëndetit do të jenë të pazëvendësueshme.
Shkëlqimi i lëkurës:
Femrat kineze janë të njohura për lëkurën e tyre të përsosur dhe të shkëlqyeshme. Për të arritur këtë shkëlqim rinor në çdo kohë, ato përdorin një lloj paste nga bimët.
Provoje të bësh të njëjtën gjë duke përgatitur një qull nga gjethet e nenexhikut dhe vendose në fytyrë. Mbaje për disa minuta dhe do të shohësh shkëlqimin e menjëhershëm.
Tone natyrale:
Për të pasur një lëkurë natyrale, gratë kineze përdorin ujin e orizit për t’i dhënë lëkurës një ngjyrë të bukur.
Si ta përdorësh? Vetëm lëre orizin të ziejë për disa minuta, derisa uji të krijojë një ngjyrë të bardhë. Pasi të ftohet, mbaje në frigorifer dhe me të pastroje fytyrën çdo mbrëmje. Përdore gjithmonë si tonik, duke e lyer fytyrën me pambuk. Kjo është një metodë e mrekullueshme dhe fare pa shpenzime. Ky ujë orizi mund të ruhet deri në 3-4 ditë dhe pastaj mund të zëvendësohet.
Reduktimi i rrudhave:
Femrat kineze kanë një fytyrë me butësi dhe elasticitet të jashtëzakonshëm. Zakonisht, ato përdorin maska me të bardhën e vezës për ta mbajtur gjithmonë lëkurën të tendosur, shkruan revista class. Është një metodë, e cila e bën lëkurën më të fortë dhe më të pastër.
Pasi ta vendosësh në fytyrë të bardhën e vezës (të rrahur ose jo), lëre të veprojë për 20 minuta dhe pastaj laje me ujë të ftohtë.
Rigjenerimi i lëkurës:
Për rigjenerimin e lëkurës, femrat kineze përdorin pluhurin e perlave. Ato përgatisin një maskë fytyre, duke përzier pluhurin e perlave me mjaltë dhe të verdhë veze. Kur aplikohet në fytyrë, kjo përzierje jo vetëm që ndihmon për ta reduktuar inflamacionin, por në të njëjtën kohë, qetëson edhe fytyrën nga irritimet. Kuptohet, pluhuri i perlave nuk mund të gjendet lehtësisht. Por në vend të tij, mund të përdorësh edhe esenca të natyrës (vajra eterikë) për të marrë të njëjtin rezultat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre?
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush
Manikyri francez po rikthehet, por jo si dikur
Si ta bëni depilimin e zonës intime më pak të dhimbshëm, sipas ekspertëve
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve