Çanta e kozmetikës në të cilën shumë gra i vendosin pajisjet e grimit të tyre përfshin një numër jashtëzakonisht të madh të baktereve. Sigurisht, për ne këto baktere janë të padukshme, por nën mikroskop është tjetërqysh.
Prandaj, mikrobiologu dr. Farbod Nekoui u rekomandon zonjave që menjëherë të hedhin çantën e tyre të kozmetikës dhe ta marrin një tjetër, për të shmangur që bakteret të vijnë në kontakt me lëkurën dhe të shkaktojnë irritim apo infeksion.
Kur çantat e tyre të kozmetikës ia dorëzuan dr. Nekouit për testim, shumë zonja u habitën me informacionin se lapsi për vetulla, lapsi për sy, furça për skuqje, si dhe furça për vetulla – janë "vatër" e baktereve.
Shumica e baktereve ndodhen në lapsin për sy (eyeliner), i cili është përgjegjës për më shumë se 50 për qind të infeksioneve, thonë studiuesit nga Asociacioni Evropian për Mikrobiologji Klinike dhe Sëmundje Infektive.
Në furçën për vetulla ndodhet një "koloni" e tërë e baktereve të cilat mund të gjenden në lëkurën e njeriut, por edhe në ujë, pluhur dhe në kripë, transmeton Koha.net. Këto baktere në shumicën e rasteve janë të padëmshme, edhe pse ka disa raste të rralla të infeksioneve të rënda të shkaktuara nga bakteret në njerëzit me sistemet e dobëta imune.
Bakteri “Staphylococcus epidrmidis” mund të gjendet në furçën për skuqje dhe furçën për vetulla. Ky bakter shpesh ndodhet në lëkurën e njeriut edhe në mjedise spitalore. Megjithatë, në vitet e fundit ai është bërë një nga shkaqet kryesore të infeksioneve të ndryshme, dhe mund të shkaktojë edhe disa sëmundje kronike, thonë ekspertët.
"Sa më gjatë që të përdorni një produkt kozmetik, më të mëdha janë gjasat për të ‘ruajtur’ baktere në të", thotë dr. Nekoui.
Për t’i parandaluar bakteret që të zhvillohen dhe të "shëtisin" lirisht në çantën tuaj kozmetike, dr. Nekoui rekomandon që herë pas here t’i lani brushat ose sfungjerët të cilët i përdorni për të vënë grim.
Për t’i larguar bakteret, ndonjëherë zbrazeni dhe lajeni mirë çantën tuaj të kozmetikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm
Ja si të vishni një këmishë dhe bluzë për t'u dukur ndryshe çdo herë
Si të vishni trendin e xhinseve “jazzy” që do të dominojë vjeshtën
A prodhojnë gratë hormone mashkullore?
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen
Veshjet më trendi të javës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp