Dritë-hija ose “kontura” është baza e një grimi të përsosur.
Kjo nënkupton përdorimin e hijeve me nuanca të ndryshme në fytyrë me qëllim të theksimit e formësimit të konturave të fytyrës, por, ç’është më e rëndësishmja, edhe për eliminimin e “defekteve” në të. Truqet e tilla fare pak aplikohen dhe janë të panjohura për pjesën tjetër, që nuk e kanë profesion grimin.
Konturimi i fytyrës e bën grimin të duket i përsosur, prandaj edhe është i domosdoshëm për një rezultat të kënaqshëm. Për të realizuar një konturim të fytyrës duhen nuanca që bien në kontrast me njëra-tjetrën, por që i përshtatën deri diku ngjyrës së tenit të fytyrës.
Hijet me ngjyrë të errët bëjnë që një pjesë e caktuar e fytyrës të duket më e vogël, transmeton Koha.net. Sa u përket hijezimeve me ngjyrë të çelët, siç është e bardha, ato ndikojnë që pjesët e fytyrës të duken më të mëdha dhe më të theksuara.
Konturimi ka aq shumë fuqi, sa të ndryshojë formën e fytyrës tuaj, të mollëzave, të hundës apo edhe të syve.
Nëse doni që fytyra juaj të duket më e hollë, hunda më e gjatë apo më e shkurtër, ose mollëzat tuaja të dalin në pah më shumë, konturimi është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të ndryshuar pamjen e fytyrës suaj.
Krejt çfarë duhen për të realizuar një konturim janë: pudra e lëngshme me dy nuanca, të hapur dhe të mbyllur; të kuqtë me dy nuanca po ashtu; korrektor apo pudër e thatë me ngjyrë të hapur, si dhe brushat adekuate.
Gjithashtu, kujdesuni që të zgjidhni markat e kozmetikës, të cilat ofrojnë cilësi. I gjithë mundi do të shkonte huq nëse një konturë nuk do të ishte stabile apo nëse do të fillonte të “rrëshqiste”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre?
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush
Manikyri francez po rikthehet, por jo si dikur
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
Si ta bëni depilimin e zonës intime më pak të dhimbshëm, sipas ekspertëve
Misteret e lëngut amniotik: Çfarë ndodh kur ka tepricë ose mungesë të lëngut amniotik?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve