LAJMI I FUNDIT:

Si ta pastrosh fytyrën me vaj

Si ta pastrosh fytyrën me vaj

Pa sapun, pa kimikate… Një përzierje me vaj ulliri dhe vaj recini, do të të ndihmojë shumë në rigjenerimin e lëkurës, hidratimin dhe pastrimin e thellë të poreve.

Nëse të ka ardhur në majë të hundës me produktet e shtrenjta që në fund nuk kanë asnjë rezultat, tani është koha të mësosh disa truke të reja. Dhe, në fakt, nuk është se të duhet shumë punë, sepse, mbi të gjitha, të duhen vetëm disa minuta.

Kjo quhet ndryshe edhe metoda e pastrimit, e cila zëvendëson pastruesin që ke përdorur deri tani… është pastrimi me vaj.

Një përzierje me vaj ulliri dhe vaj recini, e cila do të të ndihmojë shumë në rigjenerimin e lëkurës, hidratimin dhe pastrimin e thellë të poreve.


Vaji i ricinit (që gjendet në barnatore) ndërhyn thellë në pore, i pastron të gjitha duke nxjerrë jashtë papastërtitë dhe yndyrat e këqija. Në kundërshtim me çdo lloj vaji, vaji i recinit, në fakt e than fytyrën, nëse nuk e balancon me vaj hidratues, siç është vaji i ullirit.

Vaji ullirit hidraton lëkurën dhe i jep shkëlqim. Përveç të tjerave, shumë njerëz betohen se edhe i zbut rrudhat dhe bën lëkurën më pak të ndjeshme dhe irrituese.

Përbërësit:

▪ 500 ml vaj ulliri
▪ 500 ml vaj ricini
▪ Një peshqir
▪ Vajra esenciale

Përdorimi:

Në një shishe të vogël farmacie mbush gjysmën me vaj ulliri dhe gjysmën tjetër me vaj recini. Vëri kapakun dhe shkunde për një minutë. Nëse dëshiron t’i shtosh vajra esenciale, si livandë, shtoji para se ta shkundësh. Hidh pak nga masa në shuplakën e dorës dhe më pas fërkoje të gjithë fytyrën për një minutë.

Pasi fytyra është e lyer e gjitha, fut peshqirin në ujë të nxehtë, shtrydhe dhe më pas vëre në fytyrë për 30 sekonda. Kjo mundëson që avulli të ndihmojë vajin e recinit të nxjerrë jashtë papastërtitë.

Fshije fytyrën me peshqir për të fshirë vajin. Nuk ke nevojë për krem hidratues, por nëse planifikon të dalësh jashtë, mos harro të përdorësh kremin SPF, nëse grimi që përdor nuk e ka. /Telegrafi/