LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë gabime që duhet shmangur kur grimohemi

Gjashtë gabime që duhet shmangur kur grimohemi

Ju përkujtojmë se për cilat gabime apo zakone të këqija nuk jeni të vetëdijshëm të cilat ju shkatërrojnë përpjekjet që jeni duke investuar në kujdesin ditor dhe bukurinë.

Buzëkuqi i errët
Shumë femra përdorin buzëkuq të rëndë me nuanca të së kaltrës, që menjëherë i bën buzët të duken të vogla dhe të ftohta. Përdorni ngjyra, thjesht jini të sigurta që të ndrisin.

Pudra
Kini kujdes nga pudra! Shumë pudër me ngjyrë mund të krijojë efektin e suvasë dhe të transformimit të ngjyrës së lëkurës, veçanërisht në pjesën rreth syve dhe në vijat që krijohen nga e qeshura. Në vend të saj, përdorni një pudët të lehtë pa shumë ngjyrë duke e aplikuar me një furçë të madhe në mënyrë që të mos vendosni sasi të tepërt. Ose mund të përdorni pak pudër të bronztë për të ngrohur ngjyrat.

Lëkura e shkëlqyeshme
Ruzhi i shndritshëm ose ndriçuesit kanë tendencën të depozitohen në çdo rrudhë të vogël dhe të theksojnë çdo problem të lëkurës. Për një pamje më natyrale të fytyrës sigurohuni ta keni fytyrën të hidratuar dhe përfundojeni grimin me një përzierje hidratuese.


Vetullat agresive
Vetullat që janë shumë të errëta dhe të theksuara janë shpërqendruese. Gjithnjë përdorni një laps vetullash një ton më të çelët se ngjyra juaj natyrale për të mbushur hapësirat dhe për t’i definuar. Vetullat shërbejnë si kornizë për sytë dhe për të krijuar strukturë, ato s’duhet të marrin vëmendjen maksimale.

Sytë e shndritshëm
Sytë me xixa ose shkëlqim mund të jenë shumë vjetërsuese. Xixat theksojnë rrudhat dhe minimizonë konturet. Në vend të tyre përdorni ngjyra mat për t’i dhënë formë syrit dhe për të konturuar qepallat, shkruan Anabel. Nëse doni të përdorni xixa, thjesht mbajini nën kontroll. Vendosni pak në qendër të qepallës dhe shumë më pak në këndin e syrit, pranë hundës.

Grimi i rrëmujshëm
Shumë femra nuk arrijnë ta mbajnë të rregullt grimin e tyre gjatë gjithë ditës, as rimelin që bie ose lapsin që përfundon tek rrudhat e syve. Mbani disa rrathë pambuku në çantë në mënyrë që t’i korrigjoni këto probleme duke qëndruar të freskëta në pamje, gjithashtu dhe më të reja. /Telegrafi/