Që lëkura juaj sa më shpesh të ketë një pamje të freskët, do t’ju sjellim disa këshilla dermatologjike.
Për shumicën e femrave, pamja e lëkurës në mëngjes paralajmëron se si do të jetë dita. Kur zgjohemi nga krevati, e shohim veten në pasqyrë dhe vërejmë një lodhje në fytyrë me pjesë të nxira rreth syve nga ndeja e mbrëmshme, akne të reja të dukshme, rrudha të vogla të cilat janë paraqitur papritur, ose… mund të keni një fytyrë të freskët dhe të lëmuar.
Ja udhëzimi të cilin duhet ta ndiqni deri në dekadën e katërt të jetës tuaj, që gjithmonë të zgjoheni me lëkurë të bukur dhe buzëqeshje në fytyrë.
NË VITET E NJËZETA
Shfrytëzoni produkte zbutëse dhe fokusohuni në parandalim të problemeve me lëkurën. Në këtë periudhë të moshës nuk keni nevojë për kremra kundër rrudhave.
Pastrimi i fytyrës: Nëse keni lëkurë normale, keni nevojë vetëm ta pastroni atë para fjetjes. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shfrytëzoni një tonik zbutës për pastrim, ndërsa nëse keni lëkurë të thatë, shfrytëzoni qumësht. Të gjithë këto preparate, preferohet t’i blini në barnatore, ku do të merrni edhe këshillat e farmacistit.
Gjatë ditës mund të shfrytëzoni krem hidratues, i cili duhet të vendoset nëpër fytyrë dhe qafë.
NË VITET E TRIDHJETA
Në këtë periudhë, madje edhe nëse deri tani me kujdes e keni trajtuar fytyrën tuaj, filloni të vëreni ca rrudha të lehta në fytyrë, veçanërisht rreth syve dhe buzëve.
Pastrimi i fytyrës: Në mëngjes shfrytëzoni preparatet për pastrim, të cilat përmbajnë acid alfahidroksilik. Në mbrëmje shfrytëzoni produkte për pastrim në formë kremi.
Kremi juaj hidratues, duhet të përmbajë antioksidues, të tipit të çajit të gjelbër ose të bardhë ose vitaminë C, që do ta mbrojë lëkurën tuaj nga veprimi i dëmshëm i radikaleve të lira. Filloni që gjatë ditës të vendosni krem në pjesën rreth syve. Nëse keni problem me zona të nxira, merrni krem më të pasur me vitaminë C.
Trajtimi i natës: Kur hyni në vitet e tridhjeta, retinoidi nuk është opsioni më mirë, ashtu që më së miri është që kremi juaj i natës të mos e përmbajë këtë përbërës.
NË VITET E KATËRDHJETA
Ato verime të paharrueshme në plazhe, të cilat i keni kaluar gjatë viteve të kaluara, tashmë bëhen të dukshme në lëkurën tuaj. Dëmi të cilin e shkakton dielli, shihet në formë të pikave të kuqe, njollave dhe rrudhave në fytyrë. Po ashtu, fytyra juaj e humb ca edhe shkëlqimin.
Pastrimi i fytyrës: Shfrytëzoni preparate në formë kremi për pastrim në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo formë (kremi) do t’ju përshtatet më shumë se sa xheli.
Gjatë ditës zgjidhni krem me kolagjen.
Trajtimi i natës: të mira janë kremrat me retinoid. Nëse fytyra juaj nuk mund ta përballojë atë çdo natë, përdoreni çdo të dytën natë. Këto produkte zvogëlojnë njollat e errëta dhe e ripërpunojnë dëmin të cilin e ka shkaktuar dielli. /MjekuNET/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të vishni trendin e xhinseve “jazzy” që do të dominojë vjeshtën
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Një detektiv privat zbuloi se si të “ndjesh” që partneri po të tradhton
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?
Kur dhe si duhet të ndërhyjnë prindërit në grindjet e fëmijëve?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand