Duke qenë se grimi definon dhe zbukuron pjesët e fytyrës, industria e bukurisë ofron shumë mënyra që të dukeni më e re, por metodat më të suksesshme kryesisht janë operacionet plastike. Fatmirësisht, ka mënyra që të dukeni më e re në mënyrë vizuale dhe duke bërë këtë nuk keni nevojë të hyni nën brisk.
HIJET
Përdorni ngjyra neutrale
Largoni nga përdorimi hijet me nuancë të kaltër, gjelbër dhe rozë. Grimi që të bën më të re bazohet në nuanca neutrale dhe natyrore.
Si bazë përdorni hijet me ngjyrë të fildishtë, bezhe, kajsie ose rozë të butë. Buzë syrit përdorni hije me nuanca ngjyrë kafeje, vjollce dhe hiri-kaltër, transmeton Telegrafi.
Struktura e mëndafshit është ideale
Hijet me strukturë mat shtojnë vitet, e ato margaritare theksojnë rrudhat dhe të gjitha mangësitë e lëkurës. Për këtë arsye zgjidhni hijet me strukturë të mirë mëndafshi me shkëlqim diskret dhe mos vendosni maskara në qerpikët e poshtëm.
BUZËKUQI
Theksoni ngjyrat natyrore
Buzëkuqtë duhet të jenë të toneve natyrore, prej të cilëve fytyra duhet të duket e freskët dhe të duket e re. Efekt i tillë më së miri arrihet me zgjedhje të nuancave rozë, bezhe-rozë, kajsie dhe të nuancave të ngjyrës së kuqe korale. Assesi mos përdorni nuanca të ndritshme dhe të errëta të buzëkuqve por jo edhe ato tepër të ndritshme.
Hiqni dorë nga buzëkuqtë e me qëndrueshmëri të gjatë, si dhe tyreve mat, sepse thajnë buzët dhe theksojnë rrudhat. Shkëlqyesit e buzëve hyjnë në pore dhe pastaj buzët duken më të vjetra, kështu që edhe ata i hidhni nga koleksioni i juaj i grimit.
Zgjidhja më e mirë për femrat së moshës së mesme dhe ato më të vjetra janë buzëkuqtë e lagësht. Është e vërtetë se do të duhet të kujdeseni më shpesh për buzë, por përpjekjet tuaja do të paguhen.
PUDRA
Freskoni dhe thjeshtësoni tenin
Në moshë të vjetër lëkura duket si e pajetë, për këtë arsye evitoni përdorimin e pudrave me shtresa të trasha dhe përdorimin e korrektorëve të thatë. Nëpër parfumeri tani ka pudra për lëkurë të thatë të cilët përdoren lehtë dhe gjatë kësaj edhe ushqejnë dhe lagështojnë fytyrën.
Rregulla e paraleleve
Me kalimin e viteve vetullat lëshohen poshtë së bashku me lëkurën dhe linjën e tyre duhet korrigjuar që të duken si janë dukur dikur. Ato nuk duhet të jenë të rrafshëta, por të lakuara si shushunjat. Pjesa më e madhe duhet të jetë paralele me këndin e jashtëm të syrit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Njollat kafe?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Shëndeti i bebes: Uji është shkaktari i mundshëm i zhvillimit të ekzemës
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë