Duhet vetëm pak gjë që lëkura juaj, e cila ishte e shkëlqyer vetëm pak ditë më parë, të humbasë hidratimin e saj.
Moti më i ftohtë dhe me më pak lagështi, fërkimi i rrobave, abuzimi me rrezet e diellit gjatë ditëve të bukura të verës, të gjitha këto shkaqe mund të ndikojnë në dehidratimin e epidermës. Nuk duhet të shqetësoheni! Living ka disa mënyra se si t’i jepni gjallëri lëkurës suaj, duke ndryshuar disi rutinën e kujdesit të trupit si dhe duke përdorur produktet e përshtatshme.
Trupi
Për të luftuar dehidratimin e lëkurës, ndryshoni disi zakonet tuaja gjatë dhe pas larjes me dush. P.sh., fshini lëkurën duke e thithur ujin me peshqir dhe jo duke e fërkuar. Pastaj, menjëherë pas fshirjes së trupit, lyeni me një krem hidratues.
Mund të përdorni edhe vajra të buta.
Këto produkte do të krijojnë një shtresë mbrojtëse për lëkurën.
Duart
Duart janë në kontakt të vazhdueshëm me ambientin e jashtëm, prandaj ato kërkojnë më shumë kujdes. Por edhe nëse përdorni kremin më të mirë, ai do të hiqet nga larja me sapun, prandaj është mirë të përdorni kremra rezistentw ndaj larjes.
Fytyra
Përsa i përket fytyrës, ka disa shenja të qarta. Ndjehet një gjendje e përgjithshme e pakëndshme, lëkura tërhiqet dhe duket më e zbehtë. Shihen edhe disa rrudha, të cilat nuk kanë lidhje me moshën…Një serum i mirë, i ndjekur nga një krem i mirë mund të ndryshojnë gjithçka. Gjithashtu, bëni edhe një maskë ultra-hidratuese të paktën një herë në javë.
Mos harroni konturin e syve, ku lëkura është më e hollë. Ajo ka tendencë të dehidratohet më shpejtë.
Flokët
Ashtu si lëkura, edhe flokët kanë nevojë për hidratim. Nëse nuk hidratohen, ata humbasin shkëlqimin, bëhen të zbehtë dhe këputen. Ata duhet të hidratohen deri në thellësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Si arriti Rita Ora të humbasë 5 kilogramët e tepërt dhe ta sjellë trupin në top formë: Meny + ushtrime, një kombinim i pagabueshëm
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Pa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare
Çka dëshirojnë në të vërtetë femrat?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos