LAJMI I FUNDIT:

Maskat për lëkurën normale dhe të dehidruar

Maskat për lëkurën normale dhe të dehidruar

Për ta ruajtur shëndetin e lëkurës suaj është me rëndësi që të zgjidhni maskën e përshtatshme, d.m.th. atë që i përgjigjet me saktësi nevojave të lëkurës suaj.

1. Në lëngun e një portokalli përzieni të kuqtë e një veje dhe një lugë të mesme të vajit të bajames. Me këtë masë lyeni fytyrën dhe pas 20 min. lajeni me ujë të vakët. Kjo maskë i
jep fytyrës freski të posaçme.

2. Mollën e freskët e imtësoni në rende në anën më të imtë, dhe pastaj në fytyrën plotësisht të pastër e veni këtë maskë. Shtrihuni dhe pas 20 min. e hiqni me ujë të vakët. Do të vëreni se lëkura do të jetë shumë e freskët. Maska nga kjo formë e mollës do të jetë shumë e mirë për lëkurën normale, që nuk është as e thatë e as e yndyrshme.

3. Trangullin e premë në rrathë, sikurse për sallatë dhe i rendojmë në tërë fytyrën, këtë e heqim pas 20 min. Kjo përdoret si tonik freskues tek lëkura normale.


4. Përzieni dy lugë djathë të freskët, me një lugë mjaltë dhe dy pika vaji. Pastaj këtë masë e shpërndani në lëkurë plotësisht të pastër. E leni të qëndrojë 20 min. dhe pastaj e largoni me tampon pambuku të lagur në qumësht të vakët. Kjo maskë e freskon, e ushqen dhe e pastron lëkurën…/Telegrafi/