LAJMI I FUNDIT:

Stili veror i flokëve për 2013

Stili veror i flokëve për 2013

Ja disa nga mënyrat për t’i mbajtur flokët dhe për të qenë në modë.

Me vijë në mes
Sepse janë femërore, të lehta dhe në modë. Këtë sezon, ato shkojnë veçanërisht me flokë të gjatë, të thjeshtë dhe pa ngjyra ekstreme, natyralë e të butë, Sekreti i tyre është: flokë të fiksuar mirë dhe produktet e duhura stiluese, duke u përqendruar sidomos tek fundet e flokëve.

Bisht-kali
Bishti i kalit është rikthyer në stilin e tij klasik. Themi "klasik", pasi ky stil është duke u rikthyer çdo vit gjatë viteve të fundit. Dhe nuk është keq, pasi ai është i lehtë për t’u bërë, femëror dhe një stil universal për kohë të ngrohtë dhe ai përdoret shumë shpesh. Natyrisht, duhet vaj për ta fiksuar dhe për t’i dhënë shkëlqim, si dhe spray për t’i dhënë volum.

Gërsheta
Nëse doni të ktheheni pas nga nostalgjia në vitet e shkollës apo thjesht nëse ju pëlqen feminiliteti klasik, kjo mënyrë e rregullimit të flokëve është e lehtë, e këndshme për syrin dhe shumë e bukur për një ditë si sot. Gërshetat mund të mbahen nga të dyja anët, mund të mbahen në formën e mini-gërshetave përqark ballit ose në formën e një gërsheti të vetëm.


Të shkurtër
Janë të mrekullueshëm për periudhën e verës. Janë flokë djemsh, por shumë femërorë.

Balluket
Balli i mbuluar është i mrekullueshëm, sidomos, nëse poshtë tij ka dy sy ekspresivë dhe një make-up të këndshëm, gjë që e nxjerrin në pah këtë model flokësh. Nuk është keq të fryhen balluket me një produkt që krijon volum, por në këtë periudhë vere, balluket mund të ngjiten në kokë me produkte fiksuese dhe zbutëse, nëse ideja e femrës së parezistueshme nuk ju hiqet nga mendja. /Living/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Si arriti Rita Ora të humbasë 5 kilogramët e tepërt dhe ta sjellë trupin në top formë: Meny + ushtrime, një kombinim i pagabueshëm

Si arriti Rita Ora të humbasë 5 kilogramët e tepërt dhe ta sjellë trupin në top formë: Meny + ushtrime, një kombinim i pagabueshëm

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Pa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare

Pa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare

Çka dëshirojnë në të vërtetë femrat?

Çka dëshirojnë në të vërtetë femrat?

Në çift
Kalo në kategori